Veprat e artistitit, Helidon Haliti janë kryesisht peisazhe por edhe portrete, të cilat kanë një ndërthurje ngjyrash të kombinuara në mënyrë të përkryer me njëra tjetrën. Ai njihet si "Piktori i ngjyrave".
Në pikturën më lart artisti sjell ndjesinë e një shtatori, një fillim vjeshte pa qëndrueshmëri, ku duket sikur mungon diçka që duhet të ishte aty.
Helidoni është artisti i cili nuk ndalet kurrë. I lindur në Lushnjë, është diplomuar në Akademinë e Arteve të Bukura për pikturë në vitin 1993. Rrugëtimin e tij artistik e nisi në Liceun Artistik të Beratit, ku studioi artin grafik dhe zhvilloi pasionin për artin nën udhëheqjen e pedagogëve të tij frymëzues.
Pas përfundimit të shkollës, ai aplikoi për Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë, ku filloi studimet në atelienë monumentale nën mbikëqyrjen e emrave të njohur si Edi Rama, Edi Hila dhe Jorgji Gjikopulli.
Pas diplomimit në vitin 1992, në një kohë të vështirë për Shqipërinë, Haliti u detyrua të emigronte në Greqi. Pas rikthimit në Shqipëri në vitin 2005, Haliti u angazhua në krijimin e Muzeut Mezuraj, muzeu i parë privat i artit në vend.
Në vitin 2013, Haliti u shpërblye me çmimin prestigjioz “KULT” si “Artisti më i mirë i vitit”. Ai ishte gjithashtu një nga themeluesit e Organizatës Kulturore VIZart në vitin 2014, që organizoi Bienalen e parë Ndërkombëtare të Akuarelit në Shqipëri, duke mbledhur 400 artistë nga e gjithë bota.
/liberale/
Lini një Përgjigje