Aktori i njohur Timo Flloko ka vlerësuar kontributin e regjisorit të ndjerë, Dhimitëre Anagnosti, i cili u nda nga jeta ditën e djeshme në moshen 89-vjeçare.
Në një komunikim për gazetarët, Flloko tha se Anagnosit luajti nje rol të jashtëzakonshëm në emancipimin e lojës aktoriale në Shqipëri.
Teksa kujtoi bashkëpunimin me regjisorin, Flloko u shpreh se të gjithë akorët i janë borxhli, pasi siç u shpreh ai “solli një lojë realiste në kinema”.
Timo Flloko: Luajti një rol të veçantë në emancipimin e lojës së aktorit shqiptar, e mori brumin e talentuar të aktorëve, të traditës dhe solli një lojë realiste në kinema, për të cilën ai nuk do të harrohet. Ne aktorët i jemi borxhli për këtë gjë. Është një nga momentet më pasionale, kulmore të krijimtarisë time, ajo skenë që unë e mbaj mend si sot, që xhiruam në atelierin e Kinostudios, kur ai shpërtheu kur pa një provën time dhe tha “kamera”, dhe ne e xhiruam atë skenë. Ai është përherë këtu mes nesh, është një kolife i artit shqiptar dhe do të mbetet i paharruar.
/panorama/
Lini një Përgjigje