“Përse në fund te ‘Përrallë nga e kaluara’ u shemb çatia poshtë këmbëve të Marigosë dhe Trimit”

2 Shtator 2025, 22:33Kulturë TEMA
“Përse në fund te ‘Përrallë nga e kaluara’

Regjisori Leonard Bombaj, në një homazh për artistin e madh Dhimitër Anagnosti, që u nda nga jeta një ditë më parë, kujton një bisedë me të ndjerin.Bombaj tregon mbresat që i la na filmi “Përrallë nga e kaluara”, i bazuar në komedinë “14 vjec dhëndër” të Andon Zako Çajupit, kur e pa për herë të parë në kinema. Për pyetjet që i lindën në ato momentet, Bombaj mori përgjigje disa vite më vonë, kur u përball me Anagnostin.

Kur pashë në kinema “Përrallë nga e kaluara” u trondita. Nuk dija kush isha, nuk dija sa vleja. Rrugës për shtëpi mendoja “Si ta gjej këtë njeri Dh.Anagnosti?! Si t’i shkruaj një letër? Ti them “pse më bëre të qesh e të qaj njëkohësisht?” Pse s’më zë gjumi? 4 vjet më pas e kisha përballë dhe mes 400 studentëve ngre dorën e pyes: “Në fund të filmit pse u shemb çatia poshtë këmbëve të Marigosë dhe dhëndrit?” Ai sjellshëm më dha një përgjigje që regjisorët përgjithësisht nuk komentojnë: “Epo dashuria e tyre ishte aq e madhe saqë çatia e varfër nuk i mbajti dot.” E ruaja me krenari këtë ekskluzivitet. Sot Anagnosti nuk është thjesht fizikisht, por regjia e tij është radiografi e shpirtit shqiptar, e pavdekshme, e pa plakshme, drithëruese. U prehsh në paqe profesor përtej dritës, përtej kronometrit, pranë Zotit!

5 Komente

  1. I
    I DINI SHQIPTARËT AKOMA BUDALLENJ?

    Cilit Zot mor Aman?! Ju e dini shumë mirë që nuk ka jetë pas vdekjes tokësore. Por sidoqoftë vazhdoni teatrin sikur ka. Dhe përgjithësisht vazhdoni me parimin që sa je gjallë ku të të bëjnë gropën, dhe kur vdes turren të gjithë për të të lavdëruar, a thua se kur vdes e ke vlerën më të madhe! Hipokrizi! Sa filma ka bërë Dh.Anagnosti në kohën e diktaturës dhe sa në demokraci pas 90? Pse nuk bëri shumë filma në demokraci kur qënka kaq I madh? Ku ishin këta artdashës, milionerë, politikanë etj? Pse nuk e ndihmuan , Pse nuk e sponsorizuan? Në kohën e diktaturës një shtet i tërë ishte në dispozicion të filmave të kinostudios , se ishin pjesë e propagandës komuniste. Psh, filmi me teto Ollgën (një film i lezetshëm komik) në fakt ka brenda një propagandë të hapur fare. Pushteti komunist arriti të "zbuste" Ollgën duke e çuar në fshat bashkë me të bijën doktoreshë, e madje Ollga tashmë bëhet spiune e sistemit. Këtë gjë e vërejmë kur Ollga nga fshati shkon në qytet dhe në shtëpi i vijnë vizitë komshiet, shoqet, dhe Ollga fillon mban shënim hallet dhe ankesat e tyre, pra hallet e saja i mbaroi dhe shikon hallet e botës. Pra , aty ishte fiks edukimi komunist i spiunllikut ku të gjithë merreshin me hallet e njëri tjetrit dhe ruanin e përgjonin njëri tjetrin. Pra, edhe kur filmi kishte vlera artistike qëllimi kryesor ishte propaganda dhe edukimi komunist, krijimi I njeriut të ri, dhe Dh.Anagnosti e dinte shumë mirë, dhe i shërbeu denjësisht sistemit komunist me artin e tij. Artistët e mëdhenj në fakt duhet të ishin rebelë ndaj atij sistemi. Kush konformohej me përulje kishte privilegje. Kush u ngrit kundër , u burgos, u persekutua. _______________________________ THËNIE: FEJA U KRIJUA KUR MASHTRUESI I PARE TAKOI BUDALLANË E PARE - MARK TWAIN

    Përgjigjjuni
    1. B
      Beni

      Idiot trushperlare,kapadai tru thare. Te duket vehtja I ditur o budalla. Nqs di dicka... Ma trego se do dh.. Zgjohu ne PAC gje me koke!

      Përgjigjjuni
    2. C
      Cudia

      Bëri koment Bombaj... O nëne o nëne!!! Ekskluzivitet...demek njihej me të madhin.

      Përgjigjjuni
      1. A
        Anri

        Shpirti shqiptar?.. ahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahhahahahahahahahahahahaha..

        Përgjigjjuni
        1. I
          Iliri

          Pirdhumi ne Qipro E fitove supen

          Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje