Ndarja nga jeta e një prej figurave më të shquara të artit kinematografik shqiptar, Dhimitër Anagnosti, ka lënë një boshllëk të madh te regjisori dhe skenaristi, Bujar Kapexhiu.
Ky i fundit i ftuar në studion e RTSH 24 ka deklaruar se ndonëse njeriu nuk është i përjetshëm në jetë, vepra që Anagnosti la pas, nuk do të shuhet kurrë.
Për Kapexhiun, figura e Dhimitër Anagnostit do mbetet në thesarin e artit kinematografik shqiptar dhe filmat e tij do të shërbejnë si shkollë për të gjithë kineastët e rinj.
“Njeriu nuk është i përjetshëm, por ja që e përjetshme është vepra e tij, atë që ai lë në jetë. Dhimitër Anagnosti, si figurë e shquar e artit, ka lënë vepra tepër interesante dhe figura e tij do mbetet në thesarin e artit kinematografik shqiptar.
Krijimtaria e tij është e jashtëzakonshme. La tema interesante të historisë së Shqipërisë. Njëkohësisht është një shkollë për kineastët e rinj”, tha Kapexhiu.
Ky i fundit ka rrëfyer se ka qenë në dijeni të sëmundjes me të cilën po përballej regjisori i ndjerë.
“E dinim prej kohësh që muajt e fundit ishte në gjendje të rëndë dhe drejt ikjes nga kjo jetë. Edhe ne miqtë e tij, e kemi vuajtur këtë shuarje nga jeta të këtij njeriu të jashtëzakonshëm. Të gjithëve u ka ardhur keq që iku nga kjo jetë, por edhe të gjithë ndiejnë kënaqësi që kanë lënë diçka në filmat e tij”, shtoi ai.
Pyetjes cila vepër përfaqëson më mirë mjeshtërinë e Anagnostit, Kapexhiu theksoi se është tërësia e filmave të tij që e plotësojnë figurën e veçantë e të plotë të regjisorit të mirënjohur, e të nderuar nga figurat e artit, kulturës e politikës në vend.
“Është tërësia e filmave të tij të cilët plotësojnë këtë figurë të veçantë. Drejtimi i tij artistik për gjithë pjesëmarrësit ishte veçanti dhe një karakteristik e jashtëzakonshme. U dha zë edhe njerëzve të zakonshëm: Kjo është veçantia e talentit. Gjëja më e vështirë është të marrësh njerëz jo të profesionit. Në shumë filma të tij ka njerëz të marrë nga jeta e përditshme dhe të future në ekran. Kjo është drejtpamësia që ai kishte, gjente veçanti te çdo personazh”, deklaroi Kapexhiu.
Ndërsa risjell në kujtesë momentin e parë të njohjes me Anagnostin, i cili kulmoi me filmin “Dueli i Heshtur”, Kapexhiu thekson se ishte pikërisht regjisori i ndjerë që i ka udhë artit të tij.
“Ai i dha udhë artit tim, jetës sime artistike. Unë kam marrë pjesë në filmin tim të paerë “Dueli I heshtur”. Ai më zgjodhi mua nga shumë të tjerë dhe kjo më jepte kënaqësinë që unë u fiksova në një nga filmat e tij më të bukur. Unë ja dedikoj atij që arrita të realizoj atë rol në atë film. Filmi i parë krijoi te ne një miqësi të jashtëzakonshme që vazhdoi edhe familjarisht.
Nëse Dhimitër Anagnosti thotë për dikë fjalë të bukura e vlerësime profesionale, dije që për atë person ai është pasuri. Dhimitri nuk kishte shumë fjalë, por ajo që thoshte ishte e drejta, e vërteta”, përfundoi Kapexhiu.
- RTSH-
qija robt lajm me 24 ore vonese