VIDEO/ Benet Beci i bën jehonë karnevaleve të Shkodrës

21 Shkurt 2025, 12:42Kulturë TEMA
VIDEO/ Benet Beci i bën jehonë karnevaleve të Shkodrës

Karnevalet e Shkodrës kanë ndezur qytetin. Atmosfera e hareshme e dritave, ëmbëlsirave, këngëve dhe fëmijëve ka pushtuar rrugët e qytetit të veriut.

Kurrë më parë në Shkodër nuk janë parë kaq njerëz nëpër rrugë. Kurrë më parë në Shkodër nuk është parë kaq gëzim.

Festat nuk kanë qenë të rralla por kanë qenë të rrallë njerëzit që kanë marrë pjesë në to, kurse për karnavale po marrin pjesë dhe po japin një dorë të gjithë.

“Mes këngëve shkodrane dhe maskave, festa e karnavaleve ka nisur! Muzika, atmosfera festive, dhe surpriza të shumta do të na shoqërojnë gjatë gjithë fundjavës në rrugët e Shkodrës” – shkruan kryebashkiaku Beci. A.K./TemA

 

Lini një Përgjigje