Idromeno Film Festival është kryefjala e kësaj jave! Në Shkodër kinefilia dhe kinemania kanë arritur kulmet e saj.
E bëri këtë një grup i veçantë organizatorësh të kryesuar nga sociologia Sonela Pirani e cila është dhe ideatore dhe krijimtare e festivalit.
Lista e filmave përfshin dhe kryvepra të vjetra si dhe punime të studentëve të Marubit, duke ju dhënë kështu hakun dy brezave.
Mbrëmja hapëse ishte një “bombë” e vërtetë në pjesëmarrje dhe në prani, ndërsa atelietë që pasojnë vetëm sa e çojnë më tej misionin e këtij festivali filmik që është vetëm në edicionin e tij të tretë. A.K./TemA
@gazetatema Nata hapëse e Idromeno Film Festival një "bombë" për dashamirësit e kinemasë! #lajmeshqip #lajmetefundit ♬ original sound - Gazeta TemA
Lini një Përgjigje