Vizita e parë e Nënë Terezës në Shqipëri

14 Gusht 2025, 08:44Kulturë TEMA
Vizita e parë e Nënë Terezës në Shqipëri

Më 14 gusht 1989, Nënë Tereza shkeli për herë të parë në vendin e origjinës, pas shumë kërkesave të refuzuara.

Edhe pse jo e mirëpritur për vite me radhë, Nënë Tereza nuk i reshti përpjekjet për të vizituar atdheun dhe varret e nënës dhe motrës, në pamundësi për të marrë pjesë në ceremonitë e tyre mortore. 6 muaj më vonë, më 14 shkurt të vitit 1990, mori nënshtetësinë shqiptare.

Nënë Tereza, siç e njohu bota mbarë Anjezë Gonxhe Bojaxhiun, ishte simboli i ndihmesës së nevojtarëve të cilëve ajo iu kushtoi gjithë jetën. Për përulësinë e pashembullt do të vlerësohej në vitin 1979 me Çmimin Nobel për Paqen, prej nga ku u mësua kudo, kombësia e saj shqiptare.

Anjezë Gonxhe Bojaxhiun lindi më 26 gusht 1910 në Shkup. Ajo ishte fëmija i tretë që vinte si fryt i kurorës së vënë mes Nikollë Bojaxhiut nga Mirdita dhe Drane Barnajt nga Gjakova, shkruan atsh.

Mësimet e para dhe gjimnazin i kreu në vendlindje. Pasionet e saj vajzërore ishin mësuesia, të shkruarit, diktimi i poezive dhe muzika. Më 26 shtator 1928, Nënë Tereza do ta linte Shkupin për të nisur misionin e saj fisnik në shërbim të të pamundurve, pa ditur se prej kësaj dite, do t’u jepte lamtumirën për së gjalli nënës dhe motrës së saj. U vendos në Kalkutë të Indisë, ku fillimisht qe mësuese, sikurse dëshironte hershëm. Më pas, u caktua drejtoreshë e shkollës së atyshme të vajzave.

Në kuadër të shërbesës së përkushtuar ndaj nevojtarëve, themeloi urdhrin “Misionaret e Dashurisë” (1951).

Në pasqyrën përmbledhëse të veprimtarisë së “shqiptares trupvogël” në Kalkutë në mesin e viteve ‘80, përmblidheshin: kujdestaria e 7,500 fëmijëve në 60 shkolla, mjekimi i 960,000 të sëmurëve në 213 dispanseri, trajtimi i 47,000 viktimave të lebrozës në 54 klinika, përkujdesja ndaj 3,400 të moshuarëve të braktisur dhe birësimi i 160 fëmijë ilegjitimë e jetimë.

 

3 Komente

  1. P
    Patriot

    Cfare ka bere per Shqiperine qe te meritoj gjithe kete respekt dhe vleresim qe ka marre ne Shqiperi? Nuk pranoi kurre qe ishte shqiptare, nuk foli shqip, nuk ndihmoi Shqiperine asnjehere. Sheshi Nenen Tereza, Spitali Nene Tereza, Aeroporti Nene Tereza, Rruga Nene Tereza, Shkolla Nene Tereza, Hoteli Nene Tereza, Beauty Sallon Nene Tereza, Skin Care Nene Tereza... Ajo ishte nje audhuruese e Zotit, gati e konvertuar ne infermiere, qe me fondet qe mblodhi, ndihmoi shume njerez ne Indi. Bravo dhe Faleminderit, por kaq. Kjo nuk me duket arsye per tu vleresuar ne Shqiperi me kete lloj respekti dhe madheshtie. Ne kemi shqiptare qe kane punuar per Shqiperine dhe kane bere vepra shume me te medha per Shqiperine qe nuk i jepet vendi dhe respekti qe meritojne.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Patrioti tru thari !

      Patrioti komentues truthare ! na ka komentuar kundra Nene Terezes ! se Nene Tereza duhej te ndimonte Shqiperine ! kure ne nje kohe ish Dikatori hoxha nuk e lejonte te vinte ne Shqiperi ! Patrioti tru thare ka deshire te lavderoje ish Dikatorin hoxha ose kriminelin sali apo Ilir florririn apo Moniken apo Fatmirirn Gerdecin e ku ta di une se sa e sa kriminelel ka Shqiperia...

      Përgjigjjuni
      1. P
        Patrioti tru thari !

        Patrioti komentues truthare ! na ka komentuar kundra Nene Terezes ! se Nene Tereza duhej te ndimonte Shqiperine ! kure ne nje kohe ish Dikatori hoxha nuk e lejonte te vinte ne Shqiperi ! Patrioti tru thare ka deshire te lavderoje ish Dikatorin hoxha ose kriminelin sali apo Ilir florririn apo Moniken apo Fatmirirn Gerdecin e ku ta di une se sa e sa kriminelel ka Shqiperia...

        Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje