
Nga Musa Kurtulaj
Tre shtëpi-monument kulture, me vlera të jashtëzakonshme historike dhe arkitekturore në Shkodër, prej vitesh po shkojnë drejt shkatërrimit! Shtëpia e Hodo Sokolit, e Pashko Vasës dhe e Abatit Preng Doçi sot ndodhen në gjendje alarmante, ndonëse përfaqësojnë momente kyçe të historisë sonë kombëtare.

Shtëpia e Hodo Sokolit – kryetar i degës së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit për Shkodrën e Malësinë, mbrojtës i trojeve shqiptare – ndodhet në lagjen Dërgut dhe rrezikon të shembet nga dita në ditë.

Shtëpia e Pashko Vasës, ideolog i Rilindjes Kombëtare, ndodhet tek Arra e Madhe dhe prej vitesh është në gjendje të brendshme aq të keqe, sa rrezikon t’i shembet edhe çatia.

Shtëpia e Abatit Preng Doçi, në Sarreq, ku u themelua “Shoqëria Bashkimi” që hodhi themelet e alfabetit të unifikuar të shqipes, është gjithashtu e degraduar dhe rrezikon shembjen çdo ditë.
Këto nuk janë thjesht tri ndërtesa të vjetra – janë faqe të gjalla të historisë së Shqipërisë dhe pjesë e identitetit të Shkodrës. Me oborret karakteristike dhe arkitekturën e rrallë shkodrane, ato mund të shndërrohen në qendra kulturore dhe atraksione turistike fitimprurëse.
500 mijë euro për të shpëtuar lavdinë…
Sipas specialistëve të restaurimit, mjafton një investim prej jo më shumë se 500 mijë euro për të restauruar të treja këto shtëpi. Shuma është modeste krahasuar me humbjen e pakthyeshme që do të sillte zhdukja e tyre. Ligjërisht, përgjegjësia i takon Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit për raste të tilla por Shkodra ka një kartë të fortë në dorë: Kryebashkiakun Benet Beci!
Benet Beci – momenti për të hyrë në historinë e Shkodrës
Pas Kryeministrit Edi Rama, mendojmë se Benet Beci është figura me më shumë ndikim që mund të nxisë dhe garantojë ndërhyrjen sa më shpejt në këtë rast. Nëse ai merr përsipër këtë nismë dhe përfshin Bashkinë në një marrëveshje bashkëfinancimi me Ministrinë, jo vetëm që shpëton tre monumente të pazëvendësueshme me rëndësi mbarëkombëtare, por hyn në historinë e Shkodrës si kryebashkiaku që luajti një rol kyç edhe në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore-historike. Nuk besoi se do të ketë ndonjë këshilltar kundër në Këshillin e Bashkisë Shkoder, që bashkia të bëhej bashkëfinancuese për restaurimin e këtyre tri shtëpive !
Historia nuk pret – dekada të tëra zvarritjeje kanë punuar kundër nesh
Sot është dita për të vepruar dhe për të fituar kohën e humbur; nesër mund të jetë vonë. Le të jetë 17 shtatori, dita kur përkujtohet 200-vjetori i lindjes së ideologut të Rilindjes Kombëtare, Pashko Vasa, momenti kur të shpallet zyrtarisht angazhimi i shtetit shqiptar për restaurimin sa më të shpejtë të këtyre tre shtëpive-monumente të historisë dhe kulturës sonë kombëtare në Shkodër !
tipike shqiptare. Nuk e can njeri koken per historine e monumentet. Prandaj na e pervetsojne greku e serbi
Ore po si ka mundesi qe dynjaja kujtohet per gjithçka (edhe me shume te drejte se shtepia e Pashko Vases kujt nuk i dhemb psh) po per pasurite ne rrezik te Durresit NUK KUJTOHET NJERI?!?!?!? Aman se ka 30 e kusur vjet qe me habitet truri nga ky muhabet
Durresi romak dhe jo vetem u varros nen betonin e shekullit XXI.
Informacion i Pasakte. Kryetar i Lidhjes se Prizrenit per Shkodren ka qenë Daut efendi Boriçi. Hodo beg Sokoli ka qene komamdant ushtarak per forcat e Lidhjes se Vilajetit te shkodres.
He mar Musa, po Kafen e Madhe se paske permende apo ke frik se s po te paguan ma Gon Çela. Driblimet i ke pase zakon gjithmon, te ka mesu partia.
Po cfare prisni !!!!? SHrrojani I, apo kujtojani me ngulm kryetarit te Bashkise… Keshtu e BIMI ne prove dhe para faktit te kryer….
Po lereni Benit bythen pjese e LGBTQ , Edi cfare ben ky bojaxhi zhgaravites qe e ka mendjen te beje gallate humor dhe te gjeje ndonje "cike" toke per te ngritur kulla, keto tre shtepij ane memorie jo vetem e Shkodres por e Shqiperise, jane pjese e pandare e historise. Qija nonen Ed, vari karet shiko mendo per Zamirin, Nushin, Karstratin, Salillarin dhe per ndonje hajdut tjeter, mos harro bandat e krimit qe po u pastron parate e droges dhe te krimit. E more Ed more kopuk, kujt i duhen shtepite e vjetra vetem ndonje "torollaku" apo cyryku sic thua ti, qe jane atdhetare dhe e duan Shqiperine.
Me te lumte i nderuari atdhetar po te quaj Musa kutalla sa ngrini kete problem mese te domozdoshem.. besoj se do ta realizoje- Pushteti Aktual ...Me Ju *Dhimbia e Madhe POPULL*!-krah *VETERANE e Pasardhes*-nga Org-Toronto- me Ju jane.
Keta bejne ate qe serbo- greket kane bere historikisht , zhdukjen e historise shqipetare , perversat e sotem njesoj si padronet e djeshem dhe te se kaluares shikohen ne pasqyrerat qe u servisin fqinjet duke i perdorur si prostituta politike kundra popullit te vet ....ndyresira...
Ne Kujtese dhe Kujdes te Kryetarit te Bashkise Zotni Benet Beci ! S H K O D R A ,perveç sa e sa problemeve ekonomike dhe infrastrukturore te pafundme qe ká , ka nevoje dhe per : -Muzeun e Shoqnise "Bashkimi At Preng Doçi" qe hartoi Alfabetin Latin te gjuhes shqipe,ate qe sot kemi. -Muzeun e Filmit dhe Kinemase ne nderim te Kol Idromeno. -Muzeun e Muzikes ne nderim te Palok Kurtit.,Lec Kurtit,At Martin Gjokes, At Filip Mazrrekut ,Prenk Jakoves,Gjon Kujxhise dhe te gjithe muzikanteve shkodrane qe jane me dhjetna. -Shpalljen Muze te Bibliotekes se Françeskaneve Shqiptare "At Gjergj Fishta". -Muzeun e Luigj Gurakuqit. -Muzeun e Pashko Vases -Muzeun e Migjenit. -Kthimin e Godines te Prefektures ne Galeri te Arteve Pamore "Simon Rrota". - Muzeun e Shoqnise Kulturore-Sportive "Vllaznia" -Muzeu i Teatrit te pare shqiptar .
Po mirë more i uruari e i kënduari Musa a ke bërë ndonjëherë thirrje për to dhe kujtove në këtë zjarrë të madh? Ke shumë të drejtë, por thuaj dhe një fjalë më shumë për ata të të shkuarës!Apo është si ajo puna e atij kalit që punonte dhe të uduarit i shtonin punën ei paksinin tagjinë.
A do te kene lene trashegimtare dhe pse se kane mirembatje.Edhe disa te tjere kane shtepi 150 vjecare dhe e kane ristrukturuar dhe e mirembatje vete dhe nuk kane kerkuar tjua suvatoje kryeministri.Si duket jane pjestare ne pronesi shume veta dhe nuk jane marre vesh ne mes tyre si per prona ne Shqiperi te cilat sot jane shkaterruarlz
Keto tre objektet nuk jane ne listen e trashegimise si monument kulture. Per ti futur ne liste eshte rruge gjate tek Gonxhe. Po une do ti restauroj me leket e mija personale me kusht qe SPAK te mos me besdise me.. A po ndin mor llapaduq!. Tash terru sysh!
Kam deshire te madhe te realizohen. Dy te tjereve nuk ua di historine se jam larg Shkodres, diku ne Jug, por kur pash emrin e madh shqiptar Pashko Vasa, mendoj qe kjo pune duhet bere patjeter...
Brockullat e gazetari.Perderisa nuk jane ne listen e trashigimise kulturore pse shkruan.
Kjo eshte politika e ajetollahut bojaxhi, te vrase historine e patriotizmit shqiptar europian dhe te vazhdoje te instaloj ketu ate te pushtimit arabo- turk, ku zeri arab e detyron, kete milet pa goje dhe pa zemer, te zgjohet qysh ne pese te ”sanahut”
Kaq te poshter qe jane. Ende nuk kane renovuar shtepitw e patriotvw tw mwdhenje gjersa ne ket vend wdhe shkijet w greket kane ndertuar villa w shkolla grekoshkjau Te mallkuarit!
Ne fakt qeveria ka nje ministre,Kumbaro me duket qe te gjitha parate e ministrisë i shpenzon vetem per Gjirokastren,por perseri numri i turisteve ne Shkoder ështe me i larte,sepse Shkodra e ka emrin porta e Alpeve dhe ne ate qytet defrimi vazhdon per 24 ore me njerez te gjalle dhe jo me gure