Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, bëri publike statistikat e vizitueshmërisë së siteve kulturore në gjysmën e parë të vitit.
Sitet tona kulturore kanë mirëpritur 569.089 vizitorë gjatë periudhës janar-qershor 2025, thekson ministri. Rritja llogaritet në 74% krahasuar me vitin 2023, ndërsa sa i përket të ardhurave, ato janë shtuar me 119% krahasuar po me 2023-shin.
5 destinacionet e preferuara të vizitorëve janë:
Pjesa më e madhe e turistëve duket se preferojnë të vizitojnë parqet arkeologjike, më pas renditen muzetë kombëtarë dhe kalatë e monumentet e tjera të kulturës.
Me nisjen e sezonit turistik, oraret e vizitave janë zgjatur deri në orën 19:00 në të gjitha sitet kulturore, transmeton rtsh.
Lini një Përgjigje