
“Vurratat në Flatra” është vëllimi më i ri me poezi i Krenar Zejnos, poet por njëkohësisht dhe botues e galerist pranë “Zenit”.
“Ky është një botim i rrallë në gjetjen origjinale poetike, ku poeti i sotëm Krenar Zejno u bën përshpirtje të mrekullueshme poetëve shqiptarë të brezave të ndryshëm që nuk jetojnë më midis nesh... Gjithashtu është një vëllim i rrallë poetik që pëcjell informacione karakteristike dhe emocionale për secilin poet... Ky libër i veçantë poetik është edhe më i rrallë për larminë e sugjeruar të vetë stilit krijues të Krenarit... I urojmë sukseset që meriton!” – Hysen Sinani.
Disa poezi janë të vjetra, disa janë poezi të freskëta, disa janë më të ndjera e disa jo, e rëndësishme është që nuk do i mbesë hatri kujt.
Krenari shkruan me një shenjues të afektit, kjo do të thotë që shpirti lë gjurmë nëpër fjalët e tij, pra, Krenari është një poet i ‘racës’ së vjetër.
Poezitë e tij janë një antologji, por jo doemos një antologji me synime akademike, asfare, një antologji që synon homazhin, jo mësimdhënien.
Ka mes tyre, poeti e pranon, që mund të mungojnë, por me një dozë sinqeriteti e pranon jo se nuk e meritojnë por thjesht sepse një poezi e tij për to “nuk ka ardhur”. Pra, Krenari e pranon që frymëzimi i tij nuk është tokësor por vepër e hirit.
Krenar Zejno njihet gjithashtu për vëllimet e tjera me poezi “Sikur Qenia”, “Epika e dehur”, “Promenada” por dhe veprat eseistike si “Këmba e të panjohurës” por dhe romanin aq shumë të proklamuar nga kritika dhe miqtë “Legjenda M”.
Lini një Përgjigje