HBO ka bërë publike emrat e tre aktorëve të rinj që do të luajnë rolet kryesore në serialin e “Harry Potter”, përshtatur sipas librave të shkrimtares britanike JK Rowling.
Dominic McLaughlin do të jetë Harry Potter, Arabella Stanton do të luajë Hermionën, dhe Alastair Stout do të jetë Ron Weasley.
Sipas ekipit të produksionit, tre aktorët e rinj kanë një talent të veçantë dhe mezi presin që publiku t’i shohë në ekran.
Në serial do të marrin pjesë edhe emra të njohur si John Lithgow në rolin e drejtorit të Hogwarts-it, Albus Dumbledore, Janet McTeer si Minerva McGonagall dhe Paapa Essiedu si Severus Snape.
Nick Frost do të luajë Rubeus Hagrid-in, Luke Thallon profesorin Quirinus Quirrell dhe Paul Whitehouse kujdestarin Argus Filch.
Seriali do të jetë një përshtatje besnike e librave të JK Rowling dhe xhirimet priten të nisin këtë verë në Britani. Transmetimi i serisë së parë mund të jetë në vitin 2026./tvklan/
Lini një Përgjigje