Zonjat e Vlorës organizojnë panairin e turizmit familjar!

10 Gusht 2024, 20:18Kulturë TEMA
Zonjat e Vlorës organizojnë panairin e turizmit familjar!

Në Orikum u organizua “Panairi i Turizmit Familjar, Ushqimeve dhe Prodhimeve Vendase”. Panairi u organizua nga Aleanca e Grave Këshilltare të Bashkisë Vlorë, në bashkëpunim me Qendrën për Hapje dhe Dialog (COD) dhe me Forumin e pavarur të vajzave dhe grave të Orikumit, me mbështetjen e Bashkisë Vlorë.

Panairi synon të promovojë dhe të nxisë turizmin familjar, me fokus të veçantë gratë dhe vajzat e Orikumit që merren me bujqësi, blegtori dhe punë dore tradicionale, që përbëjnë bazën e ekonomisë së familjeve të kësaj zone.

Përmes gatimeve tradicionale dhe çdo punimi artizanal të realizuar enkas për këtë panair, vajzat dhe gratë e Orikumit synojnë të kultivojnë tek të rinjtë vijimin e traditave të trashëguara ndër breza. A.K./TemA

 

2 Komente

  1. S
    Sio...

    Si mund të ketë tradita një qytezë si Orikumi krijuar ne fillim te viteve 1950 prej ba,es detare ruse?! Tradita ka zona e lashtë e Dukatit përreth... Edhe ne hartat shqiptare deri më 1980 kishte te shënuar d'y gjinj: gjiri i Vlores dhe gjiri i Dukatit...

    Përgjigjjuni
    1. M
      Marinela

      Sio me dy cica

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje