200 mijë euro secila/ Dhurata luksoze që miliarderi Indian u bëri shokëve në dasmën e tij

16 Korrik 2024, 10:59Lifestyle TEMA

200 mijë euro secila/ Dhurata luksoze që miliarderi Indian u bëri

Anant Ambani, djali i njeriut më të pasur të Azisë, u martua me Radhika Merchant në Mumbai të premten.

Festimet luksoze të çiftit kanë tërhequr vëmendjen mbarëbotërore, me të ftuar të famshëm duke përfshirë: Kim Kardashian, Nick Jonas e John Cena.

Nusja dhe dhëndri nuk janë të vetmit që morën dhurata për nder të dasmës së tyre: Ambani falënderoi shokët e tij duke i blerë ora ‘Audemars Piguet’, që kushtojnë 200 mijë euro.
Orat me flori rozë 18 karatësh shfaqin javët e çdo viti dhe shumë informacione të tjera. Ato janë gjithashtu rezistent ndaj ujit.
Dasma e Ambanit me të dashurën e tij prej shumë kohësh, Merchant, kishte të ftuar të profilit të lartë, duke përfshirë politikanë dhe biznesmenë me ndikim si Mark Zuckerberg, Tony Blair dhe Bill Gates.

Shumica e të pranishmëve zgjodhën veshje tradicionale indiane, duke paraqitur kështu kulturën e përbashkët të çiftit.

Ngjarja, e cila kushtoi më shumë se 500 milionë euro, ka zgjatur pesë muaj, përfshirë një performancë nga Rihanna e një tjetër nga Justin Bieber.

1 Komente

  1. t
    tuttifrutti

    me kujtohet nje shprehje angleze qe thote : fisnikut (jo domosdoshmerisht me titull si i tille)ja degjon emrin verem tre here ne jete kur lind kur martohet kur vdes qartesisht nuk eshte rasti i ketyre plebenjve ......

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje