Një ide e pazakontë nga Karolina e Veriut ka bërë bujë në rrjet dhe mediat ndërkombëtare.
Aaron Smith, 31 vjeç, nga Karolina e Veriut në SHBA, është bërë viral pasi ka krijuar një aplikacion takimesh ndryshe nga çdo tjetër. Aplikacioni, i quajtur “Singularity”, funksionon me një koncept unik: ai është i vetmi mashkull i regjistruar, ndërsa të gjitha përdorueset femra shohin vetëm profilin e tij.
I lodhur nga konkurrenca dhe zhgënjimet në aplikacionet tradicionale të takimeve, Smith vendosi “ta zgjidhë problemin në mënyrën e tij”, duke eliminuar të gjithë rivalët. Gratë që bashkohen në aplikacion shohin versione të ndryshme të profilit të tij dhe çdo “swipe” përfundon gjithmonë tek ai.
Në një intervistë për mediat amerikane, Smith ka sqaruar se ideja nisi pjesërisht si shaka, por edhe si një koment për mënyrën se si funksionon sot kultura e takimeve online. “Është mënyra ime për të kursyer kohë dhe për ta bërë procesin më të drejtpërdrejtë,” ka thënë ai.
Koncepti i çuditshëm ka marrë menjëherë vëmendje në rrjetet sociale dhe në mediat e huaja, ku shumë e kanë cilësuar si kreativ, ironik dhe të pazakontë, ndërsa të tjerë e kanë kritikuar si egoist apo provokues.
Megjithatë, Aaron Smith ia ka dalë të bëjë pikërisht atë që synonte: të tërheqë vëmendjen e të gjithëve.
Burimi: Newsweek
florjana garo a ja ke krehur baluket kermes kriminelit sali baxhelle. e ndyr ri mbrapa nje kerme per nje cop buk
Hahahah...paska humor!