FOTOT/ Katy Perry dhe ish-kryeministri kanadez Justin Trudeau më të dashuruar se kurrë, shfaqen dorë për dore në Tokio

4 Dhjetor 2025, 10:05Lifestyle TEMA
FOTOT/ Katy Perry dhe ish-kryeministri kanadez Justin Trudeau më të

Romanca mes superyllit të muzikës, Katy Perry dhe ish-kryeministrit kanadez Justin Trudeau duket se po bëhet gjithnjë e më serioze. Çifti është fotografuar së fundmi në Tokio, teksa shëtiste dorë për dore në një nga zonat më të frekuentuara turistike të qytetit.

Ata u panë në lagjen historike Asakusa, ku më pas darkuan në një ambient tradicional japonez, i njohur për shfaqjet e sumos dhe kuzhinën karakteristike. Sipas burimeve pranë tyre, mbrëmja kishte atmosferë të qetë e romantike, larg vëmendjes së tepërt mediatike.

Katy Perry ndodhet aktualisht në Japoni në kuadër të turneut të saj “Lifetimes”, ku pritet të mbajë dy koncerte të mëdha në Saitama Super Arena më 3 dhe 4 dhjetor.

Lidhja mes saj dhe Trudeau u konfirmua publikisht në tetor, pas festimit të ditëlindjes së këngëtares në Paris. Prej asaj kohe, ish-kryeministri kanadez është parë shpesh në koncertet e saj, duke e mbështetur nga rreshtat e parë.

Shfaqja e tyre e fundit në Tokio vetëm sa ka shtuar kureshtjen dhe interesin e publikut për një nga romancat më të përfolura të momentit.

Lini një Përgjigje