Aktori amerikan Daniel Stern, i njohur për publikun si Marv nga dyshja komike “Wet Bandits” në filmin kult “Home Alone”, ka vendosur të mos marrë pjesë në asnjë aktivitet që shënon 35-vjetorin e filmit legjendar të vitit 1990.
Stern, sot 68 vjeç, ka zgjedhur një stil jete krejt tjetër nga ai i Hollywood-it dhe thotë se e vetmja arsye e këtij vendimi është qetësia që gjen në fermën e tij në Kaliforni. “Nuk do të largohem nga ferma ime”, u shpreh ai me humor, duke nënkuptuar se për të, jeta e thjeshtë dhe rutina e përditshme si artist dhe fermer janë prioritetet e tij të reja.
Ai theksoi se refuzimi nuk është aspak një fyerje për filmin që e bëri të famshëm, përkundrazi:
“Një telefonatë… një Zoom… jam këtu”, shtoi aktori, duke bërë të qartë se i qëndron besnik vetëm komunikimit virtual.
Personazhi i tij, Marv, mbetet një nga figurat më të dashura të komedive familjare. Bashkë me partnerin e tij Harry, të luajtur nga Joe Pesci, dy hajdutët e pafat krijuan disa nga skenat më ikonike dhe të paharrueshme për breza të tërë shikuesish.
Prej vitesh Stern është tërhequr nga jeta publike dhe jeton në një fermë në Kaliforni, ku merret me art dhe punë të tokës, një ritëm që, siç thotë ai, i sjell qetësi dhe gëzim të vërtetë.
Megjithëse nuk do të jetë pjesë e festimeve të përvjetorit, aktori pranon se e ndjen peshën dhe magjinë e trashëgimisë së “Home Alone”. Ai shprehu mirënjohje që filmi mbetet traditë e festave të fundvitit në mbarë botën, por zgjedh ta shijojë këtë sukses… nga distanca.
Lini një Përgjigje