32 vjet pas ngjarjes që tronditi botën

25 Qershor 2025, 17:55Lifestyle TEMA
32 vjet pas ngjarjes që tronditi botën

Më 23 qershor 1993, emri i Lorena Bobbitt pushtoi titujt botërorë kur ajo preu organin gjenital të bashkëshortit të saj, John Bobbitt, me një thikë kuzhine. Sot, 32 vjet më vonë, ajo është një zë i fuqishëm për viktimat e dhunës në familje dhe jeton një jetë krejt tjetër nga ajo që e bëri famëkeqe në vitet '90.

Nga viktimë e dhunës në aktiviste për të drejtat e grave

Lorena, e lindur në Ekuador dhe e rritur në Venezuelë, erdhi në SHBA si studente dhe u martua me John Bobbitt në vitin 1989. Por pas martesës, sipas dëshmisë së saj, ai u bë abuziv fizikisht dhe seksualisht, një sjellje që ajo pretendon se vazhdoi për vite me radhë. Nata e 23 qershorit, sipas saj, ishte kulmi i dhunës dhe frikës; ajo thotë se John e përdhunoi dhe më pas ra në gjumë, çka e shtyu të kryente aktin që u bë një moment i bujshëm në historinë mediatike të SHBA-së.

Pas ngjarjes, ajo hodhi organin gjenital të tij në një fushë, por ai u gjet dhe iu rivendos John-it me ndërhyrje kirurgjikale. John mohoi akuzat për përdhunim dhe dhunë, por u përball me një gjyq për përdhunim brenda martese, nga i cili u shpall i pafajshëm. Edhe Lorena u gjykua për plagosje me dashje, por u shpall e pafajshme për shkak të gjendjes së përkohshme mendore.

Jeta e Lorena-s sot

Sot, Lorena Bobbitt, që tashmë përdor mbiemrin e vajzërisë, Gallo, jeton në Manassas të Virxhinias me partnerin e saj dhe vajzën. Ajo është themeluese e fondacionit Lorena Gallo Foundation, që ofron mbështetje dhe ndërgjegjësim për viktimat e dhunës në familje dhe abuzimeve seksuale.

“Unë flas në universitete dhe me grupe vajzash për të treguar cilat janë shenjat paralajmëruese të një marrëdhënieje abuzive. Nuk jam psikologe apo mjeke, por ndihmoj të tjerët të vendosin kufij dhe të gjejnë fuqinë brenda vetes,” tha ajo për TIME në vitin 2018.

Lorena ka qenë pjesë edhe e projekteve filmike dhe dokumentarëve që tregojnë historinë nga këndvështrimi i saj, përfshirë serialin e Amazon-it “Lorena” të prodhuar nga regjisori Jordan Peele.

Po John Bobbitt?

Pas gjyqeve, John tentoi një karrierë në industrinë pornografike. Ai jeton aktualisht në Sarasota, Florida. Në vitet e mëvonshme, është arrestuar disa herë për dhunë ndaj grave të tjera dhe ka bërë burg. Në vitin 2023, ai pësoi amputim të gishtërinjve të këmbës për shkak të një sëmundjeje nervore që lidhet me ndotjen në bazën ushtarake Camp Lejeune, ku shërbeu si marins.

Në një intervistë të fundit në 2024, ai e justifikoi sjelljen e tij të dikurshme me efektet toksike të kimikateve që, sipas tij, i kishin dëmtuar funksionimin mendor.

8 Komente

  1. S
    Saleh Kari

    Tronditet Studio , tronditet Bota, ra bomba, e djeg e thau u permbyt trondit salehu etj etj , po foton e Karit pse nuk e publikoni

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dakord

      Hahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahaha me lot, i madh je pz

      Përgjigjjuni
      1. V
        Vulis

        Keshtu thua ti po ne kemi nje zyshe ketu Xhajanken tek FMD qe e ka qejf shume karaducin sa shkrihet si akullore por te shoqin e ka nje lolo per samar....

        Përgjigjjuni
    2. C
      C'na kujtoni mor te paUdhe .

      Largqoft . Halleluja ! Qe femrat , te luftojn kunder dhunes ,per te drejtat e tyre ,un s'kam asgje kunder ,madje ja mbeshtes aq sa mundet,,por jo te luftoj femra me brisk ne dore , tu pre koqet burrave ,,maj ta marrsha . Oj ,po na mohoni Boom - Boom -in e vetmja gje ,qe na ben te lumtur.

      Përgjigjjuni
      1. ?
        ???

        Ky paska ardh ne Shqiperi me indentitet tjeter,Agron Shehaj quhet.

        Përgjigjjuni
        1. A
          Ana

          ????????????????????????????????????????????

          Përgjigjjuni
        2. O
          O Zot cfare tjeter do te na shohen site....

          Nese Hanomet tourkoshqipfolese do te vepronin si kjo trimereshe,ne Albaniston (e jo vetem ) nuk do te kishte mbetur kar (suniti or shiiti)ne kembe..... gezuar ramazonin!

          Përgjigjjuni
          1. !
            !!!!!!!

            Jorgo ty ti ka prerë yunanistani e ti ka futur në bythë prandaj e nxjerr mutin nga goja.

            Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje