Tatimet hyjnë në TikTok e Instagram: Influencerët shqiptarë nën lupën e hetimeve për miliona euro të padeklaruara

25 Qershor 2025, 16:40Lifestyle TEMA
Tatimet hyjnë në TikTok e Instagram: Influencerët shqiptarë

Pas makinave luksoze, radhën e ka bota digjitale. Administrata Tatimore ka vënë në shënjestër 100 individë dhe subjekte, kryesisht influencerë dhe krijues përmbajtjesh në platforma si TikTok, YouTube, Facebook dhe Instagram, të cilët dyshohet se kanë përfituar 33 milionë euro të ardhura gjatë vitit të kaluar, pa i deklaruar në shtet.

Në fokus të hetimeve janë individë që kanë kaluar pragun prej 1.2 milion lekësh të ardhura vjetore, por që nuk kanë dorëzuar formularin DIVA, siç parashikon ligji. Sipas burimeve zyrtare, mospërmbushja e këtij detyrimi ka çuar në hapjen e hetimeve tatimore të thelluara, që përfshijnë kontrolle financiare, inspektime në terren dhe shkëmbim informacioni me institucione të tjera shtetërore.

Të ardhurat e influencerëve vijnë jo vetëm nga pagesat direkte të platformave, por edhe nga bashkëpunimet me marka, reklamat dhe dhuratat online, të gjitha të gjurmueshme dhe të tatueshme sipas ligjit shqiptar.

2 Komente

  1. Q
    Qënkemi kot fare

    Edhe ky gojështremburi qenka influencues dhe paska fituar miliona?! Në këtë rast ne të tjerët duhet të vrasim veten, aq të pazotë qënkemi!

    Përgjigjjuni
    1. J
      Jugu

      Shikoni more kengetar si Aurela Gace apo Ledri Vula qe ne nje dasem bejne 20 mij dollar amerikane, dhe shikoni sa prona kan blere dhe aty do gjeni pare per taksat pa hesap. Por ju beni vecse show. Jua boton Mero se merr komisionin e vet dhe populli trushpelahet dhe ngopet me lugen bosh.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje