Pesë vite pas tragjedisë që i ndryshoi jetën, ish-futbollisti i njohur gjerman Michael Ballack ka folur për herë të parë publikisht për humbjen e djalit të tij, Emilio Ballack, i cili ndërroi jetë në një aksident tragjik në vitin 2021.18-vjeçari humbi jetën gjatë një pushimi familjar në Península de Tróia, në Portugal, pasi u përfshi në një aksident me quad. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta shpëtuar, i riu ndërroi jetë në vend.
Në një intervistë prekëse për Sky Sport Germany, ish-kapiteni i kombëtares gjermane pranoi se dhimbja mbetet ende e papërshkrueshme. “Nuk mund ta imagjinoni sa e vështirë është. Është e pamundur ta përshkruash me fjalë. Është një proces i brendshëm, që secili e përballon në mënyrën e vet. Edhe sot e kam shumë të vështirë të flas për këtë. Do të doja të thosha më shumë, por emocionalisht është dërrmuese,” u shpreh Ballack.
Që prej tragjedisë, ish-mesfushori ka zgjedhur të jetë shumë i rezervuar në publik dhe në rrjetet sociale, ku rrallëherë ka ndarë kujtime apo foto të djalit të tij. Michael Ballack dhe ish-bashkëshortja e tij Simone Lambe kanë edhe dy djem të tjerë, Jordi Ballack dhe Louis Ballack, të cilët kanë qenë mbështetja më e madhe e familjes në këtë periudhë të vështirë. Edhe pse kanë kaluar disa vite nga ngjarja, për ish-futbollistin gjerman humbja e të birit mbetet një plagë e thellë që vazhdon ta shoqërojë çdo ditë./E.K
Ballaku tani është në lidhje me ish-të dashurën e djalit të tij tashmë të vdekur!
Mese e vertete.... Ne Gjermani nuk mungojne dhe IDIOTERIT si ne kete raste Milioneri qe me keqeardhje dhe dhimbje per djalin qe humbi ne Aksident ... ( Fatekeqesi normal ) por IDIOTESI qe ka maredhenje Intime me ish te dashuren e djalit te ndjere... Ne Gjermani nuk mungojne IDIOTERIT qe mbizoterojne poste dhe detyra te mare ne forma te ndryshme , duke Abuzuar me Ligjet dhe nuk ndeshkohen ! dhe me ulje detyre ... qe fatekeqesisht sjedhin ne OPINON per secilin gjera NEGATIVE... Duke demtuar imazhin me te mire qe ka Gjermania ne Evrope apo ne Bote... Ka kudo Burokratizem dhe korrupsion qe me forma me te ndryshme mbijetojne IDIOTERIT ne vend qe te pastrohen...