
Një adoleshent 16-vjeçar, i quajtur Aiden Fucci është dënuar me burgim të përjetshëm, pasi goditi 114 herë me thikë 13-vjeçaren, Tristyn Bailey.
Para nisjes së gjyqit, në shkurt, 16-vjeçari u shpall fajtor për vrasje të shkallës së parë. Ngjarja ndodhi në vitin 2021, më 9 maj, në shtëpinë e viktimës, kur Aiden ishte vetëm 14 vjeç. Më pas, ai e fshehu trupin e Tristyn në një pyll.
Fucci mori dënimin maksimal dhe e ëma e viktimës, Stacy Bailey, u shpreh: “Aiden Fucci ndërmori një vendim të tmerrshëm më 9 maj 2021 dhe i mori jetën personit që unë solla në këtë botë. Ju lutem, mos mendoni se ai mund të rehabilitohet. Ai nuk ka shpëtim”.
Për Fucci-n, dënimi mund të ishte edhe me vdekje, por falë moshës së tij të re, u dënua me burgim të përjetshëm. Ndërkohë, ngjarja ka tronditur gjithë Floridën dhe gjykatësi i çështjes, Lee Smith u shpreh: “Kjo është ndoshta një ndër çështjet më të vështira dhe shokuese, me të cilat jemi përballur”.
Por, si ndodhi vrasja?
Tristyn u gjet e vdekur më 9 maj 2021, pasi prindërit e raportuan si person të humbur. Ajo u gjet e masakruar dhe në trupin e saj kishte plot 114 goditje me thikë. 49/114 goditje kishin shkaktuar plagë në duar, krahët dhe kokën e saj, çka do të thotë se vajza ishte munduar të mbrohej.
Djali u arrestua 1 ditë më vonë, pasi postoi një selfie në rrjetet sociale me simbolin e paqes, në mbishkrimin e së cilës thoshte: “Hej, e ka parë njeri Tristyn këto kohë?”.
Sipas raportimeve, Fucci e kreu vrasjen me ndërgjegjje të plotë. Në rrobat e tij u gjetën njolla gjaku dhe thika me të cilën mendohet se goditi vajzën. Disa ditë para se të vriste 13-vjeçaren, thuhet se Fucci i kishte thënë të dashurës së tij se po planifikonte të vriste dikë, megjithëse ende s’e kishte gjetur viktimën.
Në gjyq u kërkua që të ulej dënimi, pasi djali kishte probleme mendore dhe fizike. Në një video të xhiruar në dhomat e burgut, Fucci u dëgjua duke folur për demonët dhe duke thënë: “Ju lutem, mos i lejoni demonët të më marrin shpirtin. Ata do të më marrin shpirtin”. Më pas, ai pyeti: “Ç’po ndodh?! Pse jam këtu? Dua të flas me mamin dhe babin. Ç’po ndodh?”.
Fucci shkroi edhe një letër drejtuar familjarëve të viktimës, ku i kërkonte falje për dhimbjen e shkaktuar. “Më falni për dhimbjen që i kam shkaktuar familjes Bailey. (U them) më falni miqve, vëllezërve, motrave, mamit, babit dhe çdo pjesëtari të familjes. Më falni që nuk patët mundësi ta njihnit për më gjatë”, u shpreh ai.
Ne Amerike denohet nje adoleshet per vrasje me burgim te perjetshem kurse ne Albanistan Fatmir Mediu me djalin e Sali Berishes i poqen jo nje jo dy por 26 njerez ner ta edhe femije plus nje per gjahTrebiken e asnje jo qe nuk jane denuar po na dalin predita na shesin pordhe per demokracine . 15 vjet u bene edhe akoma me diskutime a do a s’do Mediu te denohet , e pyesin a te pelqeje gjyqtaret , po jo thote ai shtyhet gjyqi deri ti pelqejne familjaret enden po akoma asnje gje
Une kujtova se kishte ndodjur ne Shqiperi ose ne Republiken TEMA
Nuk ke përse ta mbash me bukë, ai është monstër, si i tillë duhet dënuar me aq thika sa goditi një qënie njerzore, ndryshe ai kurrë nuk do ta ndiejë dhimbjen e fundit të jetës saj.