Ylli i Hollywood-it, Tom Hardy, ka preferuar të mbulojë fytyrën teksa shëtiste qenin e tij.
Aktori i njohur nga filmi “Venom” është parë disa herë në jugperëndim të Londrës, duke shëtitur qenin e tij, Blue, një bulldog francez.
Ky vend ishte më shumë se 30 milje larg nga shtëpia e tij, që ka një vlerë prej 5 milionë paund, ku jeton me gruan e tij, Charlotte Riley.
Banorët e zonës e kanë njohur menjëherë, kur qeni i tij, Blue, i doli nga kontrolli dhe Tom, 47 vjeç, ishte i detyruar të hiqte maskën që mbante.
“Tom është një vizitor i zakonshëm këtu. Njerëzit po flasin që është shumë larg nga shtëpia e tij. E kanë parë herët në mëngjes. Është një situatë e çuditshme.”- ka deklaruar një banor sipas The Sun.
Dëshira e Tomit për të shëtitur qenin e tij ishte e dukshme edhe në mbrëmjen e Shën Valentinit, kur ai erdhi me një Audi RS Q8, që ka një vlerë prej 150,000 paund. Tom, baba i tre fëmijëve, u martua me Charlotte-n në vitin 2014, pasi ishin njohur gjatë xhirimeve të filmit “Wuthering Heights”.
Në Britani, ai është i njohur kryesisht për rolin e Alfie Solomons në serialin e famshëm të BBC-së, “Peaky Blinders”, por gjithashtu fitoi një nominim për çmimin Oscar për rolin në filmin “The Revenant” në vitin 2015.
Po nuk keni cfare shkruani tjeter. Një “palo lajm” që të vjen turp kur sheh se çfatë lexon. Turp për të tilla lajme.
Cfar shkruani or rrota cari kujd i duhet weni dhe izoti i qenit se ku dalin duket qe nuk ka mbetur gje me percte shkrujtur sa te sale ndonje perralle familhare dhecta shyrni 6 muaj me mbush faqen ok