Një këngëtare kanadeze guxoi të ndryshojë himnin kombëtar në një shenjë protestë për Sovranitetin e Kanadasë përballë thirrjeve të Donald Trump që vendi t'i bashkohet SHBA-së
Këngëtarja Chantal Kreviazuk ndryshoi tekstin e himnit kombëtar kanadez gjatë ndeshjes finale të kampionatit "4 Nations Face-Off" mes SHBA-së dhe Kanadasë, duke shtuar edhe më shumë tension në një përballje tashmë të ngarkuar me polemika politike. Vargun "in all of us command" (nën komandën e të gjithëve ne), e ndryshoi në "that only us command" (që vetëm ne komandojmë) të himnit “O Canada” dhe më vonë postoi në Instagram një foto ku kishte shkruar tekstin e modifikuar në dorën e saj.
“Më vjen keq nëse mendoni se do të ishim më mirë të aneksoheshim. këtu është gjëja. arti për mua është shprehje e së vërtetës sonë. dhe në këtë moment shumë të veçantë dhe potencialisht të rëndësishëm, besoj vërtet se ne duhet të ngrihemi, të përdorim zërin tonë dhe të përpiqemi të mbrohemi.
Jo – duhet të shprehim zemërimin tonë përballë çdo abuzimi me pushtetin. Kanadaja, jo ndryshe nga Ukraina , është një komb Sovran. ne jemi të bashkuar në vlerat tona. ne kujdesemi. ne jemi të sjellshëm. Ne jemi të fortë”, tha këngëtarja kanadeze. Që nga fillimi i presidencës së tij, Trump ka deklaruar vazhdimisht dëshirën e tij për ta parë Kanadanë të bëhet shteti i 51-të i SHBA-së, duke synuar goditje ndaj kryeministrit Justin Trudeau dhe kërcënoi me tarifa masive që do të kishin një ndikim shkatërrues në ekonominë e vendit fqinj.
"Kanadaja, jo ndryshe nga Ukraina , është një komb Sovran."-vertet? I ashtuquajturi "komb kanadez" eshte nje konglomerat popush te emigruar nga e gjithe bota ku sejcili jeton ne komunitetin e vet. Sot takova nje italian 97 vjecar qe mezi fliste anglisht. Per fat, une flas rrjedhshem gjuhen italiane, me te cilen kemi folur per mese dy ore. Ukraina, eshte nje komb sovran dhe i ndryshem nga ai i fqinjeve. As te krahasosh ukrainasit me kanadezet nuk eshte e sakte, pasi te paret kane histori qindravjecare, ndersa Kanadaja eshte nje shtet i formuar nga emigrantet besnike te mbretit britanik, ne kohen e luftes midis jankive (amerikaneve) dhe anglezeve qe e mbanin Ameriken te pushtuar.