Prej kohësh i mungon skenës dhe muzikës shqiptare, por emri i tij vijon të ngjallë kureshtje sa herë përmendet. Flori Mumajesi është një nga artistët më të dashur për publikun, dhe mungesa e tij vetëm sa e shton dëshirën për rikthimin e tij. Çdokush afër tij përballet me të njëjtën pyetje: “Ku është Flori?”
Së fundmi, ishte Klajdi Haruni ai që u vendos “në grackë” për të zbuluar diçka më shumë. Gjatë një darke në Bogë me, në kuadër të emisionit “Mirëmbrëma yje” të Arbana Osmanit, Haruni pranoi se artisti është aktualisht në një pushim artistik, por nuk ka hequr dorë nga muzika.
Arbana Osmani: “Nga bëhet Flori, pyesin të gjithë, Klajdi? Më pyesin mua, të pyesin ty… Unë e di që ai është duke punuar dhe duke bërë gjëra të bukura, por ti që e takon më shpesh, na trego diçka më shumë. Kur del kënga, kur del albumi?”
Klajdi Haruni: “Flori është në një pushim artistik për momentin, por po punon. Është në studio.”
Arbana Osmani: “Pra, po krijon këngë të bukura?”
Klajdi Haruni: “Disa i ka gati që tani.”
Për fansat që presin me padurim, lajmi është i qartë: Flori po punon në heshtje, por shumë shpejt pritet të rikthehet me projekte të reja.
Nuk paska vdekur ky dashnori i Ed Rames, ky drogaxhiu dhe artisti i tallavase .