Steven Seagal sapo ka vërtetuar edhe njëherë dashurinë e tij të madhe për liderin rus, Vladimir Putin.
Aktori 72-vjeçar amerikan, i cili prej vitit 2016 është shtetas rus, sapo ka prezantuar dokumentarin e tij më të fundit i titulluar "Në emër të drejtësisë" dhe e bëri me shumë bujë.
Ylli i filmave aksion mes të tjerave flet dhe për luftën mes Rusisë dhe Ukrainën, ku shprehet se është i gatshëm të japë jetën për presidentin rus, Vladimir Putin.
Steven Seagal u transferua në Rusi disa kohë më parë. Aktori ka shkëputur të gjitha marrëdhëniet me SHBA-në, ku ndër të tjera do të duhej të paguajë gjoba të rënda për shkelje financiare dhe tatimore dhe ku rrezikon edhe ndjekjen penale për akuzat e dhunës seksuale.
Vitet e fundit ai është kthyer në një “megafon” të vërtetë për Kremlinin. Me propagandën pro Moskës ai fitoi rolin e "Përfaqësuesit Special" për kulturorën.
Në dokumentarin "Në emër të drejtësisë", aktori vizitoi gjithashtu territoret e pushtuara nga forcat e armatosura ruse dhe madje arriti në qytetin e Mariupolit.
Seagal gjithashtu i shkroi një letër Putinit, siç tregohet në një klip: "Tani do të shohim kush janë bashkatdhetarët tanë dhe miqtë tanë dhe cilët janë armiqtë tanë.
Unë do të jem gjithmonë në anën e presidentit tim dhe do të luftoj përkrah tij. Unë jam gati të vdes nëse është e nevojshme".
Këtij Steven-it i paskan filluar pak si herët efektet e sklerozës (mbase janë interesat, pasurimi i shpejt si shpërblim i propagandës putaniane). Po të ishte jo propagandistik betimi i tij, ai prej kohësh do të ishte dëshmor i Putinit. Me llafe e japin të tërë jetën, bile, ata që e japin me llafe nuk e japin kurrë realisht.
aktori i famshem nje mashtrues qe bente si mjeshter artesh marciale
Sigurisht, se po u kthye në SHBA e pret burgu për gjithë abuzimet seksuale që ka kryer. Rrotë prasi komplet.
SHBA nuk e çan kokën për Steven Seagal sa të jetë gjallë Chuck Norris-i
Me kollaj e ka qe te shkoje ne "lufte" se te mbaje djet. Nuk bie dot ne peshen e duhur te ushtarit prandaj ben trimin.
Në filmat e fundit, ku duket si një fuçi uthulle, as gjasme nuk bën dot, jo të luftojë si në filmat e dikurshëm. Kushedi sa i ka dhënë Putini.