
Aktorja e serialit “Game of Thrones”, Sophie Turner është distancuar nga rrjetet sociale dhe për këtë vendim ka një arsye mjaft të rëndësishme.
26-vjeçarja ka rrëfyer se komentet në mediat sociale e kanë bërë atë të ndihet e ‘shëndoshë’ dhe ‘e padëshiruar’.
Në një intervistë me revistën “Elle”, Sophie foli hapur për betejën e saj të gjatë në vitin 2019 për shkak të kequshqyerjes. “Më ndihmoi një terapist, i cili u sigurua që unë të mos bëja asgjë të pashëndetshme me zakonet e mia të të ushqyerit”, thotë aktorja.
Sophie shpjegon se e kishte kuptuar që mediat sociale po ndikonin negativisht në shëndetin e saj mendor. Këto probleme u rënduan së tepërmi para disa vitesh aq se e çuan atë në depresion. Turner u detyrua të kërkonte ndihmë pasi shumë studio filmi ushtruan presion mbi të për të humbur peshë.
Kujtojmë se bukuroshja është në pritje të fëmijës së dytë pasi së bashku me bashkëshortin Joe Jonas mirëpritën vajzën Willa, në Korrik 2020.
Lini një Përgjigje