Aktorja e njohur hollivudiane shfaqet në super formë, duke treguar aftësitë në sportet ujore

28 Nëntor 2025, 12:39Lifestyle TEMA
Aktorja e njohur hollivudiane shfaqet në super formë, duke treguar

Aktorja e njohur hollivudiane Sydney Sweeney ka zgjedhur një mënyrë të pazakontë për të shijuar Ditën e Falënderimeve. 28-vjeçarja publikoi një video ku shihet duke rrëshqitur mbi ujë në një liqen me temperatura të ulëta, larg plazheve tropikale të Florida Keys.

Me një kostum të zi izolues që i mbulonte trupin nga qafa te kyçet, Sweeney tregoi aftësi mbresëlënëse në sportet ujore, duke marrë komplimente të shumta nga fansat. Disa madje e përshkruan si perfekte për një rol Bond, mes thashethemeve që qarkullojnë se ajo mund të jetë pjesë e filmit të ardhshëm 007.

Videoja shoqërohej nga kënga e qetë “Autumn Days” e Morunas, aktualisht një nga audios më të përdorura në Instagram. E rritur në Veriperëndim të Paqësorit, Sweeney njihet për pasionin e saj ndaj sporteve të dimrit dhe aktiviteteve ujore, të cilat i praktikon shpesh në Idaho dhe Florida.

Së fundmi, aktorja po kalon kohë në rezidencën e saj luksoze prej 13 milionë dollarësh buzë ujit, ku po pushon me partnerin Scooter Braun dhe miqtë, duke shijuar motin e ngrohtë dhe aktivitetet në natyrë.

Burimi: DailyMail

2 Komente

  1. u
    u bera cik simp sot

    kjo eshte rrospie por shuume e bukur. duket qe shumicen e gjerave i ka natyrale

    Përgjigjjuni
    1. B
      Bb

      Viva la bytha!!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje