Shifra marramendëse që Jennifer Lopez mori për të performuar në dasmën e milionerit indian

28 Nëntor 2025, 09:27Lifestyle TEMA

Jennifer Lopez ka qenë e ftuara speciale në dasmën shumëditore të miliarderëve indianë Vamsi Gadiraju dhe Netra Mantena, ku këngëtarja amerikane performoi disa nga hitet e saj më të njohura.

Për paraqitjen ekskluzive, Lopez u pagua 2 milionë dollarë, duke sjellë një spektakël të veçantë dhe disa ndryshime veshjesh gjatë natës.

Dasma u zhvillua në Udaipur dhe zgjati katër ditë, me një listë artistësh të njohur botërorë, përfshirë DJ Tiësto dhe figura të Bollywood-it si Dia Mirza dhe Sophie Choudry. Ndër të ftuarit ishte edhe Donald Trump Jr.

Çifti, të cilët vijnë nga sektorët e teknologjisë, shpërndarjes së ushqimit dhe industrisë farmaceutike, konsiderohen ndër më të pasurit në Indi.

Shifra marramendëse që Jennifer Lopez mori për të performuar

1 Komente

  1. X
    Xx

    Fukaret si ne Indi, shqiperi,kosove, krejt arabia e plaqkisin popullin (nen korrupcion mbajne shtetin) dhe shesin salltanatin me parat e plaqkitura (nen bekimin e shtetit te korruptuar)….

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje