Në Lucernë, një nga kishat më të vjetra të qytetit, Peter’s Chapel, ka bërë një hap të paprecedent në botën shpirtërore duke instaluar një Jezus të bazuar në inteligjencën artificiale. Ky “avatar” mund të dialogojë në mbi 100 gjuhë dhe është krijuar për të eksploruar mënyrën se si njerëzit lidhen me AI-në në një kontekst fetar.
Vizitorët mund të bëjnë pyetje 'Jezusit digjital', dhe përgjigjet gjenerohen në kohë reale nga AI, duke përdorur tekste teologjike. Kishte paralajmëruar që vizitorët të mos japin informacione personale dhe të kuptojnë se po lidhen me një avatar dhe jo me një rrëfim real.
Gjatë dy muajve të eksperimenti, mbi 1,000 persona, përfshirë turistë nga vende si Kina dhe Vietnami, kanë marrë pjesë. Sipas të dhënave paraprake, dy të tretat e përdoruesve e kanë konsideruar eksperiencën si një moment shpirtëror pozitiv.
Marco Schmid, teolog në kishë, tha kohë më parë: “Për mua, ishte e befasishme që shumë vizitorë u ndjenë të frymëzuar dhe të habitur nga ky Jezus digjital.” Megjithatë, disa përdorues dhe anëtarë të komunitetit fetar kanë kritikuar përdorimin e kabinës së rrëfimit dhe imazheve për këtë qëllim./ Burimi: The Guardian
Kane kopjuar Ramen me Diellen.Pritni kur Rama ti tejkaloje me avatarin e Baba Mondit, ne shtetin e bektashijve.