Flamuri kuq e zi valëvitet në Amerikë, Bebe Rexha ndan me krenari pamje nga New York-u

27 Nëntor 2025, 09:01Lifestyle TEMA
Flamuri kuq e zi valëvitet në Amerikë, Bebe Rexha ndan me krenari

Artistja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, e cila jeton në SHBA, ka ndarë sot me ndjekësit e saj disa pamje mbresëlënëse nga Staten Island, New York.

Teksa po bënte një xhiro me makinë, këngëtarja ka filmuar një rrugë të tërë të stolisur me një mori flamujsh kuq e zi me shqiponjën dykrenare, të cilët valviteshin krah flamujve amerikanë.

Këto pamje vijnë në prag të përvjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Bebe Rexha, e cila asnjëherë nuk ka hezituar të flasë për rrënjët e saj shqiptare, duket se edhe këtë herë ka dashur të ndajë me publikun krenarinë që ndjen për origjinën e saj.


Flamuri kuq e zi nuk është i panjohur as për artistët e huaj me famë botërore.

Reperi i njohur Drake publikoi një vit më parë një këngë, ku shihej i veshur me një xhaketë të kuqe me shqiponjën dykrenare, simbol i flamurit shqiptar. Në të njëjtën këngë, ai madje përmend edhe Prishtinën”.

4 Komente

  1. A
    Aleati strategjik

    O shqipe, jeni fut gje tek korsia autobuzeve?

    Përgjigjjuni
    1. a
      allah ukubet, c na ka gjet

      Jashte si amballazh, flamuri shqiptar, brenda rexhes, flamuri turk.

      Përgjigjjuni
      1. C
        Cajupi

        Shko mor rrot gari

        Përgjigjjuni
      2. Hiqnia mjekrën majmunit

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje