123 kilometra nën ujë, tuneli në Kinë që do të përshkojë detin për 40 minuta

26 Nëntor 2025, 14:42Lifestyle TEMA
123 kilometra nën ujë, tuneli në Kinë që do të

Në botën e transportit ka shumë gjëra tashmë të shpikura, edhe pse jo të gjitha. Kina, gjithmonë në krye të inovacionit, po synon të revolucionarizojë këtë fushë dhe atë të projekteve të mëdha inxhinierike. Pas ndërtimit të urave në lartësi të mëdha, tani po nis ndërtimi i një tuneli të madh nën ujë për qarkullimin e trenave.

Projekti konsiston në krijimin e një rrjeti hekurudhor prej 123 kilometrash që do të kalojë Strait of Bohai, duke lidhur provincat Liaodong dhe Shandong në verilindje të Kinës. Pasi tuneli të jetë funksional, udhëtimi do të zgjasë vetëm 40 minuta, duke kaluar mbi ujërat e Detit të Verdhë.

Tuneli i Strait of Bohai do të mundësojë lidhjen mes lindjes dhe verilindjes së vendit, një zonë me rëndësi të madhe ekonomike, duke shkurtuar ndjeshëm rrugëtimin aktual që kërkon orë të tëra për të rrethuar detin. Tuneli do të përshpejtojë transportin e mallrave dhe do të lidhë dy zona strategjike për tregtinë detare.

Kostoja e këtij projekti do të jetë 220 miliardë juanë (rreth 26,8 miliardë euro) dhe do të jetë tuneli nënujor më i gjatë në botë për hekurudha me shpejtësi të lartë, duke tejkaluar tunelin japonez Seikan prej 53 km. Tuneli do të ketë tre seksione: dy tunele paralelë për trenat e shpejtësisë së lartë dhe një tunel qendror për mirëmbajtje dhe siguri.


Aktualisht projekti është në fazën e planifikimit dhe studimit të fizibilitetit, dhe nuk pritet të jetë funksional për disa vite. Parashikimet më optimiste flasin për 10–15 vjet për përfundimin e tij. Trenat do të mund të arrijnë një shpejtësi maksimale prej 250 km/orë, ndërsa pritet që tuneli të gjenerojë të ardhura vjetore prej 20 miliardë juanësh (rreth 2 milionë euro).

9 Komente

  1. T
    Toni Montana

    KUR TE SHKRUANI ....SHKRUANI SIC DUHET...JO 120 KILOOMETRA....POR 120METRA NEN UJE....NE RAST 120 KM E KE PASUR PER DISTANCEN....ATEHERE TJETER GJE.

    Përgjigjjuni
    1. H
      Hiqmeti

      Mbase esterno fiala per gjatesine sic e kuptova une

      Përgjigjjuni
      1. V
        Vishja kot

        Duhet te jete per gjatesine (te ecesh per 120km nen uje). Po kjo nuk aq lapsus sa shprehja tjeter "mbi ujrat e detit te verdhe"

        Përgjigjjuni
      2. T
        Tedi durres

        Mos mundohuni te beni vrejtje kot. Eshte shume e qarte....123 km gjatesi hekurudhore nen uje. S'ka asgje per keqkuptim. Eshte shume e qarte. Flm

        Përgjigjjuni
        1. B
          Beso

          220 miliard yuan 26.8 miliard dollarë dhe 20 miliard yuan rreth 2 milion dollarë, diku nuk shkon.

          Përgjigjjuni
          1. L
            Luli

            Qysh me e pas bo edhe na nga shipnia deri n itali qi mo mos me shku ka serbia me pas mundsi meja bo dyqysh me kontribu qdo banor me nda nje perqindje per ket pun ishim hjek njiher e pergjothmon pi shkive t flliqt

            Përgjigjjuni
            1. L
              Lida.

              Luli asnjë fjalë s.të kuptova

              Përgjigjjuni
              1. ,
                ,,

                A na e perkthen dot dikush Lulin e vocerr?

                Përgjigjjuni
              2. Z
                Zuzari

                Beso permblidhu

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje