Ndarja nga jeta e Shpat Kasapit/ Artistët shqiptarë reagojnë të tronditur, mesazhet e ndjera

26 Nëntor 2025, 10:17Lifestyle TEMA
Ndarja nga jeta e Shpat Kasapit/ Artistët shqiptarë reagojnë

Lajmi tronditës për vdekjen e parakohshme të këngëtarit Shpat Kasapi ka prekur thellë botën e artit shqiptar. Kolegë, miq dhe figura të njohura të ekranit kanë shprehur pikëllimin e tyre për humbjen e artistit, i cili prej vitesh ishte një emër i dashur për publikun.

Ndër reagimet më prekëse është ai i këngëtares Vesa Luma, e cila shprehu dhimbjen dhe respektin e madh për Kasapin:

“Na trishtove shumë Shpat… Ishe një nga njerëzit më të mirë e më pozitiv që kam njohur. Një djalë fisnik e plot jetë, ashtu siç ishin edhe këngët e tua që rritën një brez të tërë. Dritë pastë shpirti yt. Ngushëllime familjes, miqve dhe kolegëve.”
Edhe moderatorja e njohur Arbana Osmani ndau emocionet e saj pas lajmit të hidhur, duke kujtuar bashkëpunimet me artistin në vitet e Top Fest:

“Shumë i dhimbshëm lajmi për largimin nga jeta të Shpat Kasapit, me të cilin pata fatin të punoj më shumë se 20 vite më parë dhe ta ftoj në skenë me dhjetëra herë. Faleminderit për muzikën, energjinë dhe buzëqeshjet e pakursyera që na ke dhuruar.”
Shpat Kasapi u konsiderua si një nga zërat më të spikatur të muzikës moderne shqiptare, me këngë që u kthyen në hite dhe e shoqëruan breza të tërë. Ndarja e tij nga jeta ka lënë një boshllëk të madh në skenën muzikore shqiptare. 

1 Komente

  1. "
    "BOHOTINA"

    Humbje e rende per familjen dhe muziken shqiptare. Ishte vertet i vecante. Te prehet ne Parajse...

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje