Ndërron jetë papritur këngëtari i njohur Shpat Kasapi

26 Nëntor 2025, 09:32Lifestyle TEMA
Ndërron jetë papritur këngëtari i njohur Shpat Kasapi

Mediat në Maqedoninë e Veriu kanë ndarë mëngjesin e sotëm lajmin e rëndë të ndarjes nga jeta të këngëtarit të njohur Shpat Kasapi.

Sipas të dhënave paraprake, këngëtari ka ndërruar jetë si pasojë e një sulmi në zemër.

Shpat Kasapi ka qenë një nga emrat më të njohur dhe më të dashur të skenës muzikore shqiptare. I lindur më 1 maj 1985 në Tetovë, ai u rrit në një familje me traditë muzikore.

Karriera e tij nisi në fillim të viteve 2000, ku shumë shpejt u bë një prej idhujve të rinisë me stilin e tij modern, meloditë e lehta dhe performancat energjike.

Shpati u afirmua përmes tregut muzikor kosovar dhe atij shqiptar, duke sjellë këngë që u shndërruan në hite si “A më do?”, “Valle Kosovare”, “Dashni pa limit”, “Aroma e saj”, e shumë të tjera.

Më 2021 këngëtari u martua me Selvije Jaos, por vetëm para një viti çifti prindër të një djali i dhanë fund marrëdhënies së tyre.

3 Komente

  1. A
    Ana

    Ngushellime familjes dhe fansave te tij.

    Përgjigjjuni
    1. T
      TR

      Me siguri droge...

      Përgjigjjuni
      1. S
        Shvejk

        E sigurtë qe droga

        Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje