FOTOT/ Dasma 6.7 milionë dollarë që ‘rrëzoi’ internetin! Nga performanca elektrizuese e Jennifer Lopez te të ftuarit VIP

25 Nëntor 2025, 12:52Lifestyle TEMA
FOTOT/ Dasma 6.7 milionë dollarë që ‘rrëzoi’

Dasma spektakolare e një trashëgimtareje të teknologjisë në Indi, e zhvilluar në një prej pallateve ikonike të shfaqur në një film të James Bond, ka bërë që e gjithë bota të mbetet gojëhapur.

Këngëtarja e famshme, Jennifer Lopez, shkëlqeu me një performancë të veçantë në dasmën luksoze të trashëgimtares miliardere Netra Mantena, një ceremoni që u shënua nga një tortë gjigante 4.5 metra e lartë në formën e një mini-pallati.

Netra, vajza e manjatit të farmacive, Rama Raju Mantena, u martua me sipërmarrësin e teknologjisë, Vamsi Gadiraju, në një dasmë të jashtëzakonshme pranë Taj Lake Palace në Udaipur, i cili u përdor edhe në filmin “Octopussy” të vitit 1983.

“Daily Mail” shkruan se JLo ishte njëkohësisht e ftuar dhe performuese në dasmën e përllogaritur me kosto rreth 6.7 milionë dollarë. Të pranishëm ishin edhe Donald Trump Jr. me partneren e tij Bettina Anderson.

Gjithashtu ndër të ftuarit shkëlqenin shumë yje të Bollywood-it si Ram Charan, Nora Fatehi, Sophie Choudry dhe figura të tjera të njohura.

Ndërkohë Jennifer Lopez ndezi skenën me një sërë veshjesh provokuese teksa performoi hitet e saj si “Waiting for Tonight” dhe “On The Floor”. Në një moment, 56-vjeçarja rrezikoi të “shpërthente” nga veshja me dekolte gjatë kërcimit energjik.

Ceremonia e prerjes së tortës tërhoqi vëmendjen e të gjithëve, një tortë shumëkatëshe, tërësisht e bardhë, e realizuar në formën e një pallati miniaturë dhe e dekoruar me elefantë, tigra dhe lule të varura. Krijimi u bë nga mjeshtri parizien i ëmbëlsirave, Bastien Blanc-Tailleu.

Pamjet e tortës u përhapën me shpejtësi në rrjete sociale, ku përdoruesit u mahnitën nga punimi artistik.

Megjithatë, kostoja marramendëse e dasmës shkaktoi zemërim te disa vendas, të cilët e kritikuan çiftin për “shpërdorim të pastër parash”.

Dasma e Netrës mori vëmendje të jashtëzakonshme jo vetëm për luksin e saj, por edhe për listën e gjatë të të ftuarve VIP. Yje të mëdhenj të Bollywood-it si Ranveer Singh, Madhuri Dixit, Kriti Sanon, Shahid Kapoor, Jacqueline Fernandez dhe Karan Johar bënë paraqitje speciale.

Figurat e biznesit, yje të Hollywood-it dhe personalitete politike u panë të mbërrinin në hotelet luksoze të Udaipurit për të marrë pjesë në këtë ceremoni madhështore.

Babai i nuses, Rama Raju Mantena, është miliarder dhe CEO i Ingenus Pharmaceuticals, me biznese të shtrira në SHBA, Zvicër dhe Indi.

Dasma e Netrës është krahasuar me dasmën e famshme të Ambani-t në vitin 2024, ku yje si Kardashian-ët, Bill Gates dhe Boris Johnson morën pjesë në një tjetër ceremoni miliardere.

5 Komente

  1. N
    Niku

    Nusja qenka per ibret, me mire t'i kishte dhene ato 6.7 milione te bente operacione plastike.

    Përgjigjjuni
    1. M
      Mona doktoresha

      6.5 i mori vetem Jeniferi mor bir a bije cfare je qe ja fusni kot! 6.500 000 € i harxhojne ne Shqipri tani me, keta "engjejt" si Jozefina me shok, dhe ti na thenke qe ata qe jane Bilionere na shpenzuan po kaq. Merrini lajmet mire ose mesoni pak me shume rreth financave

      Përgjigjjuni
      1. L
        Lani

        Super baxhelle

        Përgjigjjuni
        1. M
          Messerschmitt

          cohu Alexander nga varri se na mbyten gjakdhjeri gerrku arrixhinji servi afrikani.....

          Përgjigjjuni
          1. E
            E VERTETA

            Faqezinjte qe mundohen te zbardhen me dasma perrallore ndersa kane kerdisur dynjane duke vjedhur dhe nuk ua ndjen per miliona bashkatdhetare qe rrojne mes m.tit dhe skamjes.Kjo eshte katandisja e nje grushti njerezish ne Indi dhe jo vetem, i kemi dhe ketu ne Shqiperi te tilla Plehra.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje