Shuhet legjenda e kinematografisë gjermane

24 Nëntor 2025, 16:12Lifestyle TEMA
Shuhet legjenda e kinematografisë gjermane

Aktori i famshëm gjerman Udo Kier ka ndërruar jetë në moshën 81-vjeçare në Palm Springs, Kaliforni. I njohur për pamjen e tij karakteristike dhe rolet e pazakonta, Kier ishte një nga figurat më të veçanta të kinemasë europiane dhe botërore, me mbi 200 filma në karrierë.

I lindur në Këln në vitin 1944, ai i mbijetoi një bombardimi vetëm disa ditë pas lindjes. Rruga drejt filmit nisi në Londër, pas një takimi rastësor me Luchino Visconti. Fama ndërkombëtare erdhi në vitet ’70 me filmat kult të Andy Warhol, “Blood for Dracula” dhe “Flesh for Frankenstein”.

Kier pati bashkëpunime të rëndësishme me regjisorët Lars von Trier dhe Rainer Werner Fassbinder, duke u shfaqur në projekte si “Melancholia”, “Nymphomaniac” dhe “Berlin Alexanderplatz”. Në Hollywood u bë i njohur me rolet në “My Own Private Idaho”, “Blade” dhe filma të tjerë të veçantë.

Edhe pas të 80-ave, ai vazhdoi të punonte aktivisht në kinema dhe projekte eksperimentale, duke mbetur një figurë unike që sfidonte kufijtë e aktrimit tradicional.

Lini një Përgjigje