Brenda hotelit më të lartë në botë, të sapo hapur në Dubai: 377 metra luks dhe pamje që lënë pa frymë

24 Nëntor 2025, 13:28Lifestyle TEMA
Brenda hotelit më të lartë në botë, të sapo hapur

Dubai ka zyrtarisht hotelin më të lartë në botë. Ciel Dubai Marina, pjesë e Vignette Collection nga IHG, ka hapur dyert duke vendosur një rekord të ri global me 377 metra lartësi, 82 kate dhe 1,004 dhoma e suita luksoze.

Ndërtuar në stil “needle-shaped”, struktura e re ikonike dominon horizontin e Dubai Marina dhe sjell një përvojë që e çon luksin në një nivel krejt tjetër.

Një rekord i ri në turizmin e Dubait
Sipas raportimeve, Dubai është në kulmin e një boomi turistik me 18.7 milion vizitorë ndërkombëtarë vitin e kaluar, një rritje prej 9% krahasuar me 2023. Investimet e huaja në këtë sektor kanë arritur mbi 2 miliardë dollarë vetëm në vitin 2024, dhe Ciel Dubai Marina është shembulli më i qartë i këtij ekspansioni të jashtëzakonshëm.

“Ky hotel është një vepër vizionare që ripërcakton inovacionin dhe luksin në çdo nivel,” tha Heinrich Morio, drejtori i përgjithshëm i hotelit, duke theksuar rolin e Dubait si qendër globale e turizmit dhe biznesit.

Pamje marramendëse dhe pishinë në katin e 76-të
Të gjitha dhomat kanë dritare nga dyshemeja në tavan, duke ofruar panorama spektakolare të Palm Jumeirah, skyline-it të Dubait dhe Gjirit Arabik.

Një nga pikat më të veçanta:
Një pishinë infinity e hapur në katin e 76-të, një nga më të lartat në botë, e orientuar drejt oqeanit.

Në majë të kullës ndodhet edhe një terracë observimi, e cila u jep vizitorëve mundësinë të shohin horizontin e Dubait nga një lartësi mbresëlënëse.

Arkitektët e NORR Group thonë se projekti i është përgjigjur sfidave të shumta të qëndrueshmërisë dhe eficiencës së burimeve, përfshirë përdorimin e analizave aerodinamike dhe modelimeve të erës në fazat e hershme të dizajnit.

8 restorante, palestra 24-orëshe dhe beach club ekskluziv
Hoteli përmban 8 destinacione kulinare, nga kuzhina mesdhetare te ajo aziatike

2 Komente

  1. T
    TR

    Dubai eshte nje bordello arabesh. Te gjitha kullat e shpifura te Dubait jane ndertuar me leke nafte dhe shfrytezim punetoresh si skllever nga sheiket e peshtire bythmut. Nje mije here me teper preferoj arkitekturen klasike te vjeter europiane ne Paris, Rome Vjene, etj etj qe reflektojne kulture dhe civilizim dhe art, sesa kullat me xham te arabeve me carcaf qe nuk kane asnje vlere kulturore.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Se45fgy93fy

      Shpresojme qe se shpejti nen udheheqjen e ndritur te Rames Tirana te mbushet me kulla te tilla te larta sa Mali i Dajtit te duket si nje xhuxh para tyre.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje