Piktura e Vincent van Gogh u shit në ankandin e Sotheby’s për 62.710.000 dollarë, ose më shumë se 54 milionë euro.
Vepra e vitit 1887, e titulluar “Një tufë romanesh pariziene dhe një trëndafil në një gotë”, u shit 35 për qind më shumë se vlera e saj e parashikuar, raporton NL Times.
Piktura e Van Gogh, e cila përshkruan një grumbull librash mbi një tavolinë, shkaktoi një luftë ofertash shtatëminutëshe midis ekspertit të Sotheby’s, Simon Shaw, tregtarit David Nahmad dhe këshilltares Patti Wong, e cila përfundimisht bëri ofertën fituese.
Në të njëjtën kohë, vizatimi i Van Gogh-ut i vitit 1888, i titulluar “Parku me stola në Sheshin Lamartine”, u shit në të njëjtin ankand për 2.978.000 dollarë, shifër që ishte në kufirin e sipërm të pritjeve të shtëpisë së ankandeve.
Një tjetër skicë e Van Gogh-ut nga i njëjti vit, “Një mbjellës në një fushë gruri në perëndim të diellit”, u shit për 11.155.000 dollarë në një ankand tjetër të Sotheby’s. Shtëpia e ankandeve priste që kjo skicë të shitej midis 8 dhe 10 milionë dollarëve.
Eh shyqyr
Ndersa pikturat e Rames do shiten per 400 milion dollare pas vitit 2 miliard e 359 milion e 275 diteve e 11 oreve e 35 minutave e 59 sekondave
Të mendosh se jetoi në mizerjen më absolute me ndihmat e Theos.
Se kam dite se shitet se do kisha pagua dyfish i ka hallall paret.
Ja për këto piktura behet lufta në Ukrainë dhe në Gaza . Një tallje mendereje me fukarenjtë dhe hallexhinjtë..!