“Ditari i një të burgosuri”, Nicolas Sarkozy publikon librin e ri për përvojën në qeli

21 Nëntor 2025, 15:47Lifestyle TEMA

“Ditari i një të burgosuri”, Nicolas Sarkozy publikon

Ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy ka njoftuar publikimin e librit të tij më të ri, “Ditari i një të burgosuri”, i cili do të dalë në shitje më 10 dhjetor nga shtëpia botuese Fayard, në pronësi të biznesmenit Vincent Bolloré.

Përmes një postimi në platformën X, Sarkozy ka përshkruar disa nga përvojat e tij gjatë qëndrimit trejavor në burgun La Santé, pas dënimit për pjesëmarrje në organizatë kriminale lidhur me financimet e paligjshme të fushatës së vitit 2007. Ai shkruan se jeta në qeli ka qenë “e vështirë dhe izoluese”, ndërsa thekson se “zhurma e vazhdueshme” e burgut e ka bërë përvojën edhe më të rëndë.

Sarkozy u dënua më 25 shtator, ndërsa nisi vuajtjen e dënimit në tetor. Gjatë shqyrtimit të kërkesës për lirimin e përkohshëm, ai e quajti qëndrimin në La Santé “shumë të ashpër” dhe “shkatërrues”, por falënderoi stafin e burgut për humanizmin e treguar.

Më 10 nëntor, një gjykatë në Paris vendosi lirimin e tij të parakohshëm. Ndërkohë, apeli ndaj vendimit penal do të shqyrtohet nga 16 marsi deri më 3 qershor 2026.

Libri pritet të sjellë për herë të parë një rrëfim personal të ish-kreut të shtetit francez mbi jetën pas hekurave dhe ndikimin që kjo periudhë ka pasur tek ai.

10 Komente

  1. T
    Thënie

    Politika nuk është profesion I keq. Nëse ke sukses, ka shumë shpërblime. Nëse turpëron veten, atëherë mund edhe të shkruash një libër. (Ronald Reagan)

    Përgjigjjuni
    1. C
      Currka

      Sarkua nuk u shpall i pafajshem. Thjesht po pret apelimin jashte burgut se nuk eshte shkelje e rende dhe mund te prese jashte deri ne shqyrtimin e apelimit qe do behet ne mars. Pastaj po ju hodh poshte apelimi do hyje prape ne burg. Mesa duket libri do jete me 2 vellime.

      Përgjigjjuni
    2. T
      Te fala Karushes

      Po ti do hysh prape ne burg o Sarkush. Te lane qe te prisje apelimin jashte se mos te rrihnin arabet dhe afrikanet ne burg. Lere librin per me vone se do kete nja 500 faqe me aventura.

      Përgjigjjuni
      1. .
        ...

        Sa qejf kam ta haje burgun ai gjeli i tanishem

        Përgjigjjuni
        1. S
          Socialisti

          Hajde beje burgun kendej nga ne se me cpo duket do ket material per shume romane!Hapjen beje me Liken pastaj vazhdo radha Beqja,Teri,Lali,Bllako e Salianjra e cjane ata dora e dyte(mos e mbyll asnjeher gjithmone perdor tu be continued)

          Përgjigjjuni
          1. T
            TR

            Shyqyr Liken tone e kemi analfabet. Nuk merret me libra.

            Përgjigjjuni
            1. U
              Une

              I hyri ca kohe poezise si ishte ajo;Malet tona me te larta,detet tona me te kaltra.E kishte nga sikleti si duket kur ju afruan ditet per te vendi.

              Përgjigjjuni
          2. K
            Kacka

            Po ku po pret apelin. E lane jasjte vetem se eshte moshe me e madhe. Kur paska material per liber per 2 jave burg. Imagjino sa do kete pas 3 muajsh kur t'i hedhin poshte apelin dhe ta rrasin prape ne qeli.

            Përgjigjjuni
            1. 1
              123

              Lirimi eshte i perkohshem deri ne pritje te apelit. Nikolai do hyje prape ne burg kur t'ja shqyrtojne apelimin ne mars dhe pastaj t'ja hedhin poshte. Kot e ka.

              Përgjigjjuni
            2. P
              Per te mira

              Per ca evro dhurate nga Libia. Po nejse, Luigji e hengri me keq. Te ruhet kaposhi Makaron se nuk i dihet kur I kap inati frenget.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje