Meksika fiton 'Miss Universe 2025' pas skandalit, reagime të ashpra në rrjet!

21 Nëntor 2025, 09:56Lifestyle TEMA
Meksika fiton 'Miss Universe 2025' pas skandalit, reagime të

Miss Mexico, Fatima Bosch, u kurorëzua Miss Universe 2025 në Bangkok, pas një sezoni të mbushur me polemika. 25-vjeçarja ishte larguar nga një aktivitet disa javë më parë, pasi një zyrtar tajlandez e ofendoi publikisht dhe kërcënoi me skualifikime. Ky incident shkaktoi reagime të mëdha dhe dorëheqjen e dy anëtarëve të jurisë, të cilët akuzuan organizatorët për manipulim.

Fitorja e Bosch-it ndezi debatet online – shumë e festuan, por të tjerë besojnë se ajo u shpall fituese për të zbutur skandalin. Pas saj u renditën Miss Thailand dhe Miss Venezuela.

Miss Universe këtë vit u karakterizua nga tensione mes drejtuesve tajlandezë dhe meksikanë, si edhe incidente të tjera, përfshirë rrëzimin e Miss Jamaica gjatë provave. Pavarësisht kritikave dhe rënies së audiencës, konkursi mbetet i ndjekur në Amerikën Latine dhe Azinë Juglindore. 
Burimi: BBC

2 Komente

  1. A
    Ashtu eshte, nuk ke cfare ben

    Foto siper eshte nga viti 2018. lol

    Përgjigjjuni
    1. ,
      ,,

      Kjo ngjaka si trans

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje