Fituesi i dy çmimeve Oscar/ Rrëfehet aktori i Hollywood-it: Jetoj në Airbnb dhe hotele, përfundova në pikën zero

20 Nëntor 2025, 12:00Lifestyle TEMA
Fituesi i dy çmimeve Oscar/ Rrëfehet aktori i Hollywood-it: Jetoj
Kevin Spacey. CREDIT: Theo Wargo/Getty Images

Shtatë vjet pas skandalit seksual që tronditi Hollywood-in dhe i përmbysi karrierën, aktori i njohur Kevin Spacey ka rrëfyer gjendjen e tij aktuale. Në një intervistë për The Telegraph, fituesi i dy çmimeve Oscar tregoi se sot jeton duke u zhvendosur vazhdimisht, ku i del punë.

“Unë fjalë për fjalë nuk kam shtëpi, jetoj në Airbnb dhe hotele”, tha aktori, duke pranuar se gjendja e tij financiare “nuk është aspak e mirë”. Ai shtoi se kultura e anulimit, që e la pa shumë role, ndikoi drejtpërdrejt në situatën e tij të vështirë.

Spacey tha gjithashtu se ndihet sikur ka “kalur përsëri në pikën zero”, duke u zhvendosur sipas mundësive të punës dhe duke ruajtur sendet e tij në magazinë, derisa të ketë mundësi të vendoset diku përfundimisht.

Megjithatë, aktori vazhdon të shfaqet në publik dhe këtë javë u pa në Monte Caputo në Limasol, ndërsa vitin e kaluar u nderua me një çmim për arritje jetësore në Kanë.

Burimi: The Telegraph

1 Komente

  1. ,
    ,,

    Ti duhet te ishe ne burg

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje