Studim i ri shkencor: Puthja e parë është dhënë 21 milionë vite më parë

19 Nëntor 2025, 14:53Lifestyle TEMA
Studim i ri shkencor: Puthja e parë është dhënë 21

Një studim i ri shkencor ka hedhur dritë mbi një aspekt shumë të veçantë të sjelljes njerëzore, puthjen. Sipas kërkimeve të publikuara në revistën “Evolution and Human Behaviour”, shkencëtarët besojnë se puthja në buzë ka origjinë rreth 21 milionë vjet më parë, shumë përpara shfaqjes së njeriut moderN. Ky zbulim sugjeron se paraardhësi i përbashkët i njerëzve dhe majmunëve të mëdhenj ka qenë përdorues i kësaj forme afeksioni.

Ekipi i udhëhequr nga Dr. Matilda Brindle nga Universiteti i Oksfordit analizoi sjelljen e shumë llojeve kafshësh, duke identifikuar raste të puthjes jo vetëm te njerëzit, shimpanzetë dhe bonobot, por edhe te ujqërit, dhelprat, arinjtë polarë dhe madje te albatrosët. Për të siguruar krahasim të saktë ndërmjet specieve, studiuesit përcaktuan një përkufizim të qartë: puthja konsiderohej çdo kontakt buzë më buzë jo agresiv, me lëvizje të buzëve pa shkëmbim ushqimi.

Gjetjet tregojnë se puthja nuk është sjellje ekskluzive njerëzore, por një tipar i trashëguar që lidhet me zhvillimin shoqëror dhe emocional te primatët. Madje studimi ka nxjerrë prova se edhe Neandertalët, të cilët u zhdukën rreth 40 mijë vjet më parë, janë puthur. Një analizë e mëhershme e ADN-së zbuloi se njerëzit modernë dhe Neandertalët ndanin të njëjtin bakter të gojës, çka sugjeron se dy speciet kanë shkëmbyer pështymë për mijëra vjet pas ndarjes evolucionare.

Megjithatë, pyetja më e madhe mbetet: përse evoluoi puthja? Studiuesit japin disa hipoteza, nga ajo që lidh puthjen me sjellje pastrimi dhe kujdesi te paraardhësit tanë, deri te ideja se puthja mund të ketë shërbyer si mënyrë natyrale për të vlerësuar shëndetin dhe përshtatshmërinë e partnerit. Sipas Dr. Brindle, këto rezultate tregojnë se puthja është një sjellje e thellë biologjike, e ndarë mes njerëzve dhe të afërmve tanë evolucionarë, dhe meriton të studiohet me seriozitet shkencor.

Burimi: The Guardian 

3 Komente

  1. H
    Haka Tekizoti

    Puthja munde jetë edhe tregues i shkëmbimit dhe përforcimit të besimit dhe afrimitetit mes palëve, një lloj lidhjeje kontrate për mbështetje...

    Përgjigjjuni
    1. ,
      ,,

      Sai ngjajne Erjon Braces ke foto

      Përgjigjjuni
      1. P
        Patriot

        Ato ne foto jane dy burra apo dy gra? Ju te Oxford qe po harxhoni miliona $ cojeni deri ne funde studimin qe puthja e pare eshte bere nga I njejti gjini? Keshtu qe parlamenti jone do ta kete me te lehte punen me ligjin e ri. Edhe grupi Luarasi, Mane

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje