Cristiano Ronaldo ka marrë pjesë në një darkë zyrtare të organizuar në Shtëpinë e Bardhë për liderin de facto të Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, mbrëmjen e së martës, raportoi BBC.
Ish-presidenti amerikan Donald Trump, i cili priti eventin, e quajti “nder” prezencën e Ronaldos, duke theksuar rolin e tij kryesor në ligën saudite të futbollit dhe faktin që ylli portugez është kthyer në një nga figurat kryesore të fushatës së modernizimit të Arabisë Saudite.
Princi i kurorës synon të diversifikojë ekonominë saudite përtej naftës, duke investuar fuqishëm në sport dhe turizëm.
Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë konfirmoi pjesëmarrjen e Ronaldos, por nuk sqaroi nëse ai ishte pjesë e delegacionit zyrtar të Mohammed bin Salman.
Gjatë fjalimit të tij, Trump lavdëroi marrëdhëniet e ngushta me Arabinë Saudite, duke e cilësuar vendin si një “aleat të madh jo-NATO”. Ai nuk ngurroi të bënte edhe një moment personal, duke i thënë Ronaldos se djali i tij, Barron, është një tifoz i madh i tij:
“Barroni pati mundësinë t’ju takojë, dhe besoj se tani më respekton pak më shumë që e prezantova me ju,” u shpreh Trump.
Trump është aktualisht President i SHBA-ve, jo ish. A keni radaktor, o Tema?!