“U lidha në moshë fare të re”, Këngëtarja shqiptare flet për divorcin: Nuk është fundi botës

20 Nëntor 2025, 09:00Lifestyle TEMA
“U lidha në moshë fare të re”, Këngëtarja

Këngëtarja e njohur, Jonida Maliqi, ka rrëfyer gjatë një interviste të bërë së fundmi tek "Rudina", për eksperiencën e saj të lidhjes që nisi në moshë të re dhe divorcin pas shumë vitesh martese. Ajo thekson rëndësinë e dashurisë për vetveten dhe paqes personale, duke nënvizuar se fëmija mbetet gjithmonë prioritet, por lumturia e prindit është po aq e rëndësishme.

"Unë jam lidhur në moshë fare të re, në moshën 17-vjeçare. Kam kaluar 17 vite me babain e Danit. Jam divorcuar në moshën 34-vjeçare, sigurisht që Dani ishte shumë i vogël, 5-vjeç dhe sigurisht që kisha nevojë për të qenë familje. Megjithatë ishte një zgjedhje ku mendoj që erdhi si pasojë e kohës. Kur njihesh në një moshë fare të vogël, njerëzit mendësojnë më ndryshe, reagojnë ndryshe, evolojnë dhe ti nuk je më ai personi që ke qenë dikur.

Sidomos dhe ne grave na ndodh një lloj metamorfoze, dhe mendoj që shikojmë me tjetër këndvështrim. Primar është fëmija dhe jo më… as vetja jote. Kështu që mendoj më mirë të jesh në një familje të minimizuar, por të jesh i lumtur brenda katër mureve të shtëpisë, sesa të kesh pasiguri, konflikte dhe të mos jesh në paqe me veten. Mendoj  që divorci nuk është i thjeshtë, por nuk është dhe fundi i botës. Ne kemi lindur vetëm dhe vetëm do të vdesim. Unë mbi të gjitha dua më së shumti veten time, dhe kur të dua veten time do të dua çdokënd që do të më respektojë, do më vlerësoj dhe do rrugëtojë me mua në të mirë dhe në të keqe. Unë mendoj që dy prindër duhet të jenë pranë njëri-tjetrit në të mirë dhe në të keqe. Dhe ky është mesazhi që dua të japë për të gjitha femrat që kanë dilema." U shpreh këngëtarja 

6 Komente

  1. L
    Leka

    Karakurve e ndyre. Ku ka burre qe te mban ty

    Përgjigjjuni
    1. L
      Lol

      O koqe kandari, po ajo nuk tu ankua ty qe e mban apo nuk e mban njeri. Rri cun shiko punen tende. Po pate nje llaf te mir thuje, po spate, vazhdo leximin.

      Përgjigjjuni
    2. A
      Anisa

      Femer me tatuazhe, ca pret?!

      Përgjigjjuni
      1. A
        Anus'i

        Ja dhe nje analfabete tjeter. Xhelozin mbaje per vete mos ja shpreh tjetrit. Sikur ti mori leket ty per te bler buk dhe ti u merzite qe ajo beri tatuazh.

        Përgjigjjuni
      2. R
        Remarku

        Këto e kan zgjidhur mur jetën..kapin biznwsmen bëjnë një fëmijë i mer mikja 2000 euro në muaj..siguron dhe jetln e saj. Super biznesë..

        Përgjigjjuni
        1. T
          Tironci

          Mos shani o njerez , se njeri te mir siç e imagjinoni ju ne shqiperi nuk ka me , qe kur doli teoria mas vitit 90 qe : po nuk vodhe po nuk mashtrove po nuk bere kondraband nuk je i zoti , te ter kto huqe moren ne shqiperi dhe te vegjlit i rriti ky lloj mentaliteti , pse shani kot Ballukun , kedo qe te vesh nga ju ne vendin e saj te njejten gje do bej , bile mos me shum , mos e shani , kjo esht shoqeria shqiptare sot .

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje