Muzeu i statujave prej dylli Grevin në Paris zbuloi Princeshën Diana me “fustanin e hakmarrjes”, atë që veshi pasi u publikuan detaje për tradhtinë e ish-bashkëshortit të saj, Princit Charles. Muzeu Grevin në qendër të Parisit, i ngjashëm me Madame Tussauds në Londër, ka tashmë edhe statujat e Charles-it, i cili tani është Mbreti Charles III, dhe të nënës së tij të ndjerë, Mbretëreshës Elizabeth II.
Por Diana kishte munguar prej kohësh, me gjithë lidhjen e saj tragjike me qytetin ku humbi jetën në një aksident automobilistik në gusht të vitit 1997. Ajo ekspozohet duke veshur një kopje të fustanit të zi të krijuar nga stilistja Christina Stambolian, të cilin Diana e mbante gjatë një paraqitjeje publike në vitin 1994, mes interesimit të madh mediatik rreth prishjes së martesës me Charles-in. Ajo doli me fustanin e mrekullueshëm në të njëjtën ditë kur u transmetua një intervistë në të cilën Charles pranoi se kishte qenë jobesnik.
Ndërkaq, një libër i ri ka rikthyer në qendër të debatit një nga momentet më të bujshme në historinë televizive britanike: intervistën e vitit 1995 të Princeshës Diana me BBC-në. Autori Andy Webb, ish-gazetar i BBC-së, pretendon se televizioni publik britanik ka ditur prej dekadash se intervista u sigurua përmes mashtrimit dhe se ky fakt është mbuluar me vetëdije për më shumë se 20 vite.
Libri, i titulluar “Dianarama: Tradhtia e Princeshës Diana”, premton të zbulojë “shkallën e tradhtisë ndaj princeshës dhe mbulimin e mëvonshëm”. Botimi vjen në një moment delikat për BBC-në, që tashmë po përballet me kritika për manipulimin e një fjalimi të Donald Trump. Një libër i ri ka zbuluar prapaskena të panjohura mbi marrëdhëniet mes Princeshës Diana dhe figurave të larta të Partisë Laburiste në vitet ’90. Autori mbretëror Valentine Low, në veprën “Power and the Palace”, përshkruan momentin kur Alastair Campbell, ish-sekretar shtypi i Tony Blair, u takua për herë të parë me Lady Dianën dhe mbeti “menjëherë i pushtuar”.

“Princesha Diana dhe Kurverite e Saj”! - mendoj se, ky duhet te ishte emri i saj, fill nje Vit pasi nderroi jete!
Tamam
Paskan tallur bythën francezët dhe mirë e kanë bërë
Diana vdiq pasi u deh me shampanje ne suiten me te shtrenjte te hotelit Ric ne Paris, me gjithe dashnorin milioner arabo-britanik. Me shume e ka shijuar jeten Diana se Qamilja me gjithe Charlin.
Aventurat e Dianes ne Paris bashke me dashnorin
Po karin pse ja kane hequr nga goja?
S'kishte faj Diana se e kishte burrin kurvar frikacak qe u martua me zor me gruan qe s'e donte, se e detyroi e ema. Princeshes Diana i lumte suma po pati bere qejf se s'do mbante zi per mutin e Charlit.
Paç fatin e kurvave! ~ Populli.
Gjithmone ulni fermat, nderkohe qe shkaku bente MUUU