Humbën thirrjen e fundit, dy burra tentojnë të ndalin avionin e Wizz Air të fluturojë

24 Nëntor 2025, 19:20Lifestyle TEMA
Humbën thirrjen e fundit, dy burra tentojnë të ndalin avionin e

Një incident i rrezikshëm ka ndodhur në aeroportin e Këln/Bonn, ku dy pasagjerë që kishin humbur thirrjen e fundit, thyen barrierat e sigurisë duke vrapuar në pistë.

Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale, burrat vrapojnë drejt pistës, teksa i bëjnë shenjë me duar pilotit të Wizz Air që të ndalojë udhëtimin drejt Bukureshtit.

Një punonjës i sigurisë së aeroportit, iu afrohet me shpejtësi për t’i ndaluar. Mediat e huaja shkruajnë se avioni Airbus kishte nisur tashmë lëvizjen drejt pistës së ngritjes kur të dy burrat ndërmorën vrapimin e rrezikshëm.

Më pas ata u ndaluan nga stafi i aeroportit dhe më pas iu dorëzuan policisë, e cila ngriti ndaj tyre, akuza për hyrje të paligjshme dhe shkelje të ligjit të sigurisë ajrore.

Ndërsa aeroporti bëri me dije se nuk ka pasur shkelje të sigurisë dhe se avioni i Wizz Air u nis me vonesë drejt Bukureshtit.

3 Komente

  1. C
    Coni

    Bobooooooooo u bo wizzair si autobuzi i plazhit

    Përgjigjjuni
    1. S
      Salmone

      Fahatare grek, vari lesht. Kush I futi ne Evrope keta evgjite.

      Përgjigjjuni
      1. O
        Ortodoks nga Jugu - Jo Vorioepirot

        Nuk do kenë qenë rumunë. Do kenë qenë grekër, domethënë turko-arabë. Sepse ata kujtojnë pale se çfare meritojnë. I beri Britania shtet me zor, dhe tani hedhin vickëla.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje