Një seri fotosh të Michelle Obama-s, realizuar nga fotografja e famshme Annie Leibovitz, kanë shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale, ku vëmendja nuk u përqendrua vetëm te seti artistik, por te pamja dukshëm më e dobët e ish-Zonjës së Parë.
Obama, 61 vjeçe, publikoi disa imazhe nga prapaskenat si pjesë e një projekti ku Leibovitz portretizon gratë e sotme. Në postimin e saj, ajo shkroi se puna e fotografeve është “më shumë se kapja e një momenti, ajo tregon histori”. Ajo tha se ishte një nder të pozonte për këtë botim të ri dhe shpreson që audienca ta gjejë po aq frymëzues sa ajo vetë.
Por ndërsa projekti synonte t’i jepte zë historive të grave, shumë përdorues në X (Twitter) dhe Instagram u fokusuan tek silueta e Michelle-it, e cila në një prej fotove shfaqet me xhinse, një bluzë gri dhe çizme lëkure, duke ekspozuar krahët dhe belin e saj më të hollë. Kjo mjaftoi që të nisnin spekulimet se ajo mund të ketë përdorur Ozempic apo medikamente të ngjashme për humbje peshe.
“Për mua duket si Ozempic, si gjithë të famshmit që papritur shfaqen të dobësuar”, shkroi një komentues. Të tjerë u shprehën se njerëzit publikë duhet të jenë të sinqertë për përdorimin e medikamenteve GLP-1, ndërsa disa paralajmëruan për rreziqet dhe shtimin e peshës pas ndërprerjes së tyre.
Michelle Obama ka folur më herët për ndryshimet fizike pas menopauzës. Në një intervistë për People në vitin 2022, ajo tregoi se kishte përjetuar shtim gradual në peshë, duke shtuar se nuk fiksohej me numrat në peshore, por me mënyrën si ndihesh në trupin tënd, sidomos në një periudhë kur shumë gra përballen me të njëjtat sfida.

te qifsha rracen e shemtires dhe keta te Temes qe na e shpifin me keto paçavure
Avash o rrocke e nxehur mos kliko ku nuk do
Ka frike mos e le Baraku per ate aktoren sic la kurvari i Kanadase gruan per Katia Perrin.
Jepjani Ozempic edhe Donaldit se i ka bythet 2 kuintal.