Lajmi për ndarjen nga jeta të këngëtarit Shpat Kasapi tronditi mbarë komunitetin shqiptar. Mes shumë reagimeve prekëse ishte edhe ai i mikeshës së tij të afërt, Adelina Tahiri, e cila publikoi dedikime të ndjera për artistin e ndjerë. Ajo shkroi se dhimbjen për Shpatin do ta mbajë gjithmonë në zemër, duke e kujtuar me mall dhe respekt.
Megjithëse nderoi mikun e saj me postime prekëse, Adelina u gjend në qendër të kritikave pasi publikoi edhe një fotografi nga një darkë në “Instastory”. Disa ndjekës e akuzuan se po tregonte mungesë respekti në ditën e vdekjes së Shpatit.
E vënë nën presion mediatik dhe komenteve, këngëtarja reagoi publikisht në Instagram. Në përgjigjen e saj, ajo dënoi gjykimet e ndjekësve dhe foli hapur për fenomenin e hipokrizisë. Adelina theksoi se shoqëria shpesh i nderon njerëzit vetëm pasi vdesin, ndërsa kur janë gjallë dhe kanë nevojë për mbështetje, ata anashkalohen dhe harrohen. Këngëtarja la të kuptohet se respekti dhe vlerësimi duhet të jenë të sinqerta dhe të tregohen në kohën e duhur, jo vetëm pas humbjes.
Shpat Kasapi ka ndërruar jetë në moshën 40-vjeçare. Sipas mediave fqinje këngëtari ka pësuar një atak kardiak gjatë qëndrimit të tij në Itali.
Kjo do publicitet mbi shpatullat e një të vdekuri dhe na mban leksion? Përveç ndonjë skeçi në Portokalli ose fjalët e zakonshme në internet për këdo, nuk ka pasur njeri gjë kundra Shpat Kasapit ose Bleros, madje unë kam dëgjuar vetëm lavde për këngën Falma. Supozo që mua nuk më pëlqejnë këngët e Alban Skënderaj dhe e them kaq gjë, por nuk është se dua që t'i ndodhë ndonjë gjë e keqe atij. Kritika ose disa komente mediokre në internet nuk dmth që njerëzit nuk janë vlerësyar sa ishin gjallë... Por ti do thjeshtë reklamë.
Po kjo eshte si travesti,as femer s mund te quhet
Per cfare “lloj mekanizmi” te te nderuarit sa te jesh gjalle, flet Kjo budallacke! Njerezit jane ato qe jane, me te mirat dhe te metat e tyre. Natyrisht, ndarrja nga jeta e nje djaloshi 40 vjecar, eshte e dhimbshme, per kedo, aq me teper kur ke te besh edhe me personalitete te muzikes shqiptare! Cfare kane bere njerezit kunder Shpatit, qe “revoltohet”, Kjo bibe!???