Raúl Rocha, president dhe bashkë-pronari i Miss Universe Organization, është vënë nën hetim nga autoritetet meksikane për trafik droge, armësh dhe karburanti midis Guatemalës dhe Meksikës. Hetuesit dyshojnë se ai drejton një rrjet kriminal që kontrabandon karburant përgjatë lumit Usumacinta dhe më pas e transporton me kamion në shtetin Querétaro, si dhe trafikimin e armëve dhe drogës.
Hetimet kanë zbuluar transaksione financiare që lidhen me organizatën kriminale, përfshirë një pagesë prej 2.1 milionë pesos. Urdhër-arresti për Rocha u kërkua më 6 gusht, ndërkohë që edicioni i këtij viti i konkursit Miss Universe tashmë ishte përballur me polemika të brendshme, përfshirë dorëheqje gjyqtarësh dhe pretendime për parregullsi në vlerësim.
As Raúl Rocha, as përfaqësuesit e Miss Universe nuk kanë komentuar publikisht mbi akuzat.
Burimi: People
Lini një Përgjigje