Trashëgimia 10 milionë euro e Pippo Baudos e bllokuar: Asnjë nga trashëgimtarët nuk e pranon

27 Nëntor 2025, 16:31Lifestyle TEMA
Trashëgimia 10 milionë euro e Pippo Baudos e bllokuar: Asnjë nga

Më shumë se dy muaj pas vdekjes së prezantuesit të njohur italian, Pippo Baudo, pasuria e tij e madhe prej 10 milionë eurosh mbetet e bllokuar. Testamenti, i hapur më 7 shtator nga noteri Renato Carraffa, ka vendosur si trashëgimtarë fëmijët Alessandro dhe Tiziana, por edhe sekretaren e tij të gjatë Dina Minna, çka ka shkaktuar polemika familjare.

Arsyeja e bllokimit duket se lidhet me dyshimet mbi vlerën reale të pasurisë, që përfshin prona të shtrenjta në Romë, tokë bujqësore në Sicili dhe pjesëmarrje në kompani ndërtimi. Trashëgimia e Baudos mbetet ende pa një destinacion të qartë, ndërsa familjarët nuk kanë marrë një vendim përfundimtar.

Në dokumentet zyrtare, pasuria e Baudos vlerësohet rreth 10 milionë euro. Një shifër që, sipas mediave italiane, është shumë më e ulët nga sa pritej për njeriun që udhëhoqi 13 herë Festivalin e Sanremos, dhe fitoi shuma marramendëse nga televizioni.

Vetëm pronat e paluajtshme arrijnë në mbi 6 milionë euro: apartamente në qendër të Romës, zyra në Prati, tokë në Sicili dhe Lazio. Baudo ka shitur ndër vite edhe vila të rëndësishme, mes tyre një në Morlupo dhe një tjetër në Sardenjë.

Një pjesë e madhe e trashëgimisë së deklaruar shkon për Dina Minnën, asistenten që e shoqëroi për 36 vite. Për të, Baudo nuk ishte vetëm drejtues dhe mik.

Ai ishte “si një baba”. Këtë, ajo e rrëfeu mes lotësh pas ndarjes së tij nga jeta.

Dina e shoqëroi edhe në udhëtimin e fundit drejt Sicilisë, ku karroca mortore u nderua në autostradë nga dhjetëra qytetarë. Pyetja mbetet: përse asnjëri nga trashëgimtarët nuk e ka pranuar pasurinë? A është vlera reale shumë më e madhe? A ka prona ose të ardhura të padeklaruara që ende nuk janë llogaritur?

Për momentin, pasuria e Pippo Baudos mbetet pezull… dhe misteri i trashëgimisë së tij, vazhdon të rritet.

Burimi: La Stampa

Lini një Përgjigje