Aktorja spanjolle, Veronica Echegui, ka ndërruar jetë në moshën 42-vjeçare, pas një beteje me kancerin. Ajo u shtrua me urgjencë në spitalin e Madridit të dielën, ku ndërroi jetë tragjikisht.
Lajmi tronditi botën e kinemasë spanjolle, pasi shumë pak persona dinin për sëmundjen e saj.
Kryeministri Pedro Sanchez dhe aktori Antonio Banderas reaguan pas këtij lajmi, ndërsa kolegët e saj dhe fansat e përshkruan si një “talent thelbësor” dhe një “legjendë që u shua shumë herët”.
E lindur në Madrid më 1983, Echegui nisi karrierën me role të vogla televizive, ndërsa famën e fitoi në vitin 2006 me filmin “Yo soy la Juani”.
Gjatë 18 viteve të karrierës, ajo luajti në mbi 30 filma dhe seriale, mes tyre “My Prisoner’s Yard” (2008), “The Cold Light of Day” përkrah Bruce Willis e Sigourney Weaver, “Explota Explota” (2020) si dhe “Objetos” (2022).
Echegui u shfaq edhe në serialin ndërkombëtar Fortitude (2015–2017) dhe në komedinë romantike “Book of Love”. Roli i saj i fundit ishte në serinë e Apple TV+ “Love You To Death”, e publikuar këtë vit.
Përveç karrierës, ishte një zë i fortë kundër abuzimeve seksuale në industri, duke rrëfyer në vitin 2020 se ishte përballur vetë me tre raste të tilla në punë.
Filmi ku ajo debutoi në 2008, aktoria kryesore pas aktorit britanik Sam Claflin i shfaqur edhe nga televizioni Tring “Libri i dashuris” është një film me një lojë aktoriale fantastike. Shumë keq, u nda nga jeta shumë e re????. Qoftë në Parajsë????????.
Edhe nje viktime tjeter e mRNA-se. 'Urime' vrasesve, atyre demoneve qe zhvilluan ate vaksine famekeqe! Ketu perfshihen Zheji, Lame e shume te tjere!
O zot kur do shpiket vaksina kunder budallallekut
Kur te kalojne ne boten tjeter subhumans, atehere nuk do te kete me nevoje per vaksina