Aktorja izraelite Gal Gadot dhe kolegu i saj britanik Gerard Butler nuk do të marrin pjesë në Festivalin e Filmit në Venecia, i cili hapet më 27 gusht.
Në fakt, pjesëmarrja e tyre, e lidhur me prezantimin e filmit “In the Hand of Dante”, me regji të Julian Schnabel, ku ata janë protagonistë, nuk ishte konfirmuar.
Megjithatë, mundësia që ata të shkonin në Lido së bashku me regjisorin amerikan, i vetmi i paralajmëruar zyrtarisht, kishte shkaktuar kundërshtime nga një grup regjisorësh dhe aktorësh italianë e ndërkombëtarë, të mbledhur në kolektivin "Venice4Palestine".
Në një apel publik, ky grup kishte kërkuar që të mos ftoheshin, duke i akuzuar për qëndrime në mbështetje të qeverisë izraelite dhe duke propozuar që në tapetin e kuq të jepej hapësirë një delegacioni artistësh palestinezë.
Lini një Përgjigje